Tatimet këshillojnë - Si dhe kur duhet bërë përditësimi i të dhënave nga personat fizikë dhe juridikë? - Business Magazine Albania

Tatimet këshillojnë – Si dhe kur duhet bërë përditësimi i të dhënave nga personat fizikë dhe juridikë?


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar në rubrikën e saj ‘Tatimet Këshillojnë‘ mënyrën se si bëhet përditësimi i të dhënave nga personat fizikë dhe juridikë.

Personat fizikë dhe juridikë ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare vetëm pas regjistrimit të tyre, në përputhje me ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Personat e regjistruar sipas këtij ligji, pajisen me numër identifikimi unik, (NIPT) të gjeneruar elektronikisht, i cili shërben si numër i identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe vendore.

Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, manuali për detyrimet dhe afatet në pagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Përveç fazës së regjistrimit fillestar, të gjithë tatimpaguesit, persona fizikë dhe juridikë, regjistrojnë çdo ndryshim të të dhënave në QKB, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.

Në përputhje me ligjin për regjistrimin e biznesit, aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhet përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend. Për hapjen e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një certifikatë, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm. Kjo certifikatë lëshohet për të identifikuar vendodhjen e ushtrimit të veprimtarisë, kur është e ndryshme nga selia.

Tatimpaguesi, statusi i të cilit ndryshon nga një kategori në tjetrën, sipas parashikimeve në ligjet e veçanta tatimore, duhet të njoftojë administratën tatimore përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e regjistrimit të ndryshimit. Kur një ndryshim i tillë i statusit diktohet nga një kontroll, i kryer nga administrata tatimore, qendrore ose vendore, administrata që kryen kontrollin njofton administratën tjetër, brenda 10 ditëve kalendarike pas këtij ndryshimi.

Lexoni: Tatimet këshillojnë: Ja cilat janë detyrimet për tatimin mbi të ardhurat personale

Ndërsa Organizatat Jofitimprurëse duhet të njoftojnë administratën tatimore për ndryshimet që vijojnë, brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit të ndryshimeve:

a) ndryshimi i emrit;
b) ndryshimi i adresës së veprimtarisë ose kontaktit;
c) ndryshimi i statusit ligjor;
ç) krijimi/mbyllja e degëve, sektorëve ose njësive të reja;
d) ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike;
e) çdo ndryshim tjetër, i parashikuar në aktet nënligjore, të dala në zbatim të këtij ligji

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0