DPT dhe QKB firmosin marrëveshjen e re

Tatimet dhe Qendra Kombëtare e Biznesit intensifikojnë komunikimin e të dhënave



Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Qendra Kombëtare e Biznesit kanë nënshkruar një marrëveshje të re mes tyre. Ata do të përdorin Protokollin e Përmirësuar të Shkëmbimit Elektronik të të Dhënave, i cili siguron shkëmbimin dhe transmetimin e të dhënave midis dy institucioneve në kohë reale.

Ky proces ka si qëllim lehtësimin e ndjekjes së procedurave ligjore nga ana e tatimpaguesve në praktikën e tyre me secilin prej institucioneve tona. Dy drejtueset theksuan se bashkëpunimi institucional midis palëve është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm.

Lexo: Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për shmangie të tatimit të dyfishtë

Kjo do të ndihmojë në zbatimin korrekt të të drejtave dhe detyrimeve, të cilat rrjedhin nga zbatimi i ligjit.

Përmirësimet e kësaj marrëveshjeje të re bashkëpunimi sigurojnë:

  • Pasqyrimin e ndryshimeve ligjore të paketës fiskale të vitit 2019
  • Shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike duke hequr një pjesë të konsiderueshme të procedurave shkresore
  • Marrjen dhe shkëmbimin e të dhënave shtesë midis dy institucioneve për subjektet të cilat janë pjesë e regjistrit tregtar dhe administrohen nga QKB
  • Krijimin e mundësisë për konsultimin në kohë reale të situatës tatimore të tatimpaguesit/subjektit me qëllim zvogëlimin e afatit kohor të procedurave për ekzekutimin e kërkesave të tyre

Lexo: Një marrëveshje e re me Shell, që rrit përfitimet e Shqipërisë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0