Një marrëveshje e re me Shell, që rrit përfitimet e Shqipërisë - Business Magazine Albania

Një marrëveshje e re me Shell, që rrit përfitimet e Shqipërisë


Një marrëveshje e nënshkruar këtë të enjte mes Kompanisë Shell dhe Ministrisë së Infrastrukturës, mundëson shtimin e prodhimit të naftës në vend dhe arkëtimin e shpejtë të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Marrëveshja është rishikuar për Bllokun 2 dhe 3, me detyrimin për t’i paguar buxhetit të shtetit që në fillim të nxjerrjes së naftës.

Sipas Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, “rishikimi erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes për Bllokun 4. “Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin dhe prodhim në Bllokun 4 mes shtetit shqiptar dhe Shell në vitin 2017 shënoi vendosjen e një standardi të ri cilësor në këtë sektor si në aspektin teknik ashtu edhe në atë financiar. Në këtë marrëveshje sigurohet respektimi i plotë dhe  balancimi mes palëve duke rritur kështu përfitimet e shtetit shqiptar krahasuar me marrëveshjet e mëparshme”.

Kompania Shell është e pranishme në Shqipëri prej vitit 2012 . Përfaqësuesi i Shell tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se, “Zotohemi të japim një kontribut pozitiv ndaj Shqipërisë dhe ky kontribut vjen përmes tatimit dhe taksave dhe punësimit të individëve lokalë”. Ai kujtoi se kompania bën biznes çdo ditë me 200 nënkontraktorë shqiptarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0