Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për shmangie të tatimit të dyfishtë

Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për shmangie të tatimit të dyfishtë


Në  mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financës, u diskutua projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin.

Z. Niko Lera, prezantoi para anëtarëve të komisionit marrëveshjen, e cila synon të nxisë investimet reciproke mes dy vendeve. Ai u shpreh se kjo marrëveshje konsiderohet si pararendëse e investimeve të dy vendeve dhe nëpërmjet eliminimit të dyfishtë apo ndarjes së të drejtës së taksimit për të ardhurat dhe kapitalin të krijohen garancitë e nevojshme, për investitorët potencialë.

Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite, krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve apo personave juridikë shqiptarë apo sauditë, të cilët kanë aktivitete biznesi apo të ardhura të tjera, që janë objekt i legjislacioneve tatimore të të dy shteteve.

Lexo:  Një marrëveshje e re me Shell, që rrit përfitimet e Shqipërisë

Kjo marrëveshje trajton pikërisht faktin se si do të shmanget tatimi i dyfishtë, duke i dhënë të drejtën për tatimin e të ardhurave të caktuara vetëm njërit shtet, apo duke e ndarë këtë të drejtë midis të dy shteteve, por pa e rënduar subjektin me tatim të dyfishtë. Marrëveshja gjithashtu, ka dispozita në bazë të të cilave shtetet kontraktuese shkëmbejnë informacione dhe bashkëpunojnë për parandalimin e evazionit fiskal për subjektet që kanë aktivitet në të dy vendet.Deri më tani Shqipëria ka lidhur rreth 45 marrëveshje të tilla.

Duke patur aktivitet në të dy shtetet apo duke qenë rezident i njerit shtet që siguron të ardhura në shtetin tjetër, individi apo personi juridik mund të rëndohet me tatim të dyfishtë gjë që mund të krijojë premisa për shmangie të tatimit dhe evazion fiskal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0