Protokollet për bizneset parashikojnë masa të shtrënguara higjeno-sanitare në mbrojtje të Covid. Masat përfshijnë kontrollin e shëndetit të punonjësve, transport në formë të distancuar dhe qëndrim të distancuar në punë, krahas higjenës së rreptë në ambienin e punës.
Ju mund të shikoni këtu udhëzuesit për aktivitetet që lejohen të operojnë.
Për zbatimit të protokolleve të sigurisë është vendosur të krijohet një Task-Forcë, si një strukturë e posaçme e përkohshme. Task Forcë ngrihet nga Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile.
Komiteti parashikon që kjo, Task Forcë ka për qëllim garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin gjatë periudhës së epidemisë.
Lexo: Plani i Nju Jorkut për gjurmim masiv të COVID-19
Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe në përbërje ka këta anëtarë:
– ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
-ministrin e Brendshëm;
-ministrin e Drejtësisë;
-ministrin e Shtetit për Rindërtimin;
-ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
-ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
-ministrin e Turizmit dhe Mjedisit;
-ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Task-Forca ka si mision garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID19.
Pranë Task-Forcës funksionon Njësia Operacionale, e cila drejtohet nga Kabineti i Kryeministrit dhe në përbërje ka përfaqësues nga:
-Inspektorati Shtetëror Shëndetësor;
-Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
-Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor;
-Inspektorati i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore;
-Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut;
-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit;
-Agjencia Kombëtare e Mjedisit.
Njësia Operacionale e Task-Forcës është përgjegjëse për kontrollin në terren për garantimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Lexo: Inovacion i qëndrueshëm, kura më efikase e post-krizës COVID19
Njësia Operacionale kryen dhe zbaton detyrat e dhëna nga Task-Forca.
Njësia Operacionale, në rast konstatimi të shkeljeve të protokolleve të sigurisë në njësitë tregtare të lejuara të ushtrojnë aktivitetin për periudhën e epidemisë së shkaktuar nga COVID19, i raporton këto shkelje pranë institucioneve kompetente për marrjen e masave përkatëse.
Task-Forca ndihmohet nga sekretariati teknik në detyrat administrative. Sekretariat teknik është Instituti i Shëndetit Publik.
Periudha e veprimit të Task-Forcës dhe e Njësisë Operacionale do të jenë deri në përfundim të periudhës së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.