Tashmë themelohet dhe një inkubator për sipërmarrjen - Business Magazine Albania

Tashmë themelohet dhe një inkubator për sipërmarrjen


Të mërkurën është mbajtur ceremonia përmbyllëse në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian, “Zhvillimi i inovacionit dhe sipërmarrjes në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit.

Aty u theksuan të gjitha aktivitetet dhe rezultatet e suksesshme të projektit, duke i paraqitur ato para të ftuarve të respektuar dhe pjesëmarrësve të pranishëm.

Në këtë ceremoni pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Komisioni Europian- Zyra në Prishtinë, Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberaj, Zyrtarë të Komunës së Istogut dhe përfaqësues të shoqërisë civile, Media dhe përfituesit e granteve.

Kjo shënon përfundimin e projektit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim vazhdimisht të gjithë të rinjtë në idetë e tyre të reja në drejtim të zhvillimit të turizmit në Istog dhe rajonit të Dukagjinit.

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Europian, “Zhvillimi i inovacionit dhe sipërmarrjes në rajonin ndërkufitar të Kosovës dhe Malit të Zi, programi CBC Kosovë-Mali i Zi”, implementuar nga STIKK dhe Syri i Vizionit, i cili ka pasur për qëllim mbështetjen e të rinjve që t’i përgatisin të kontribuojnë në zhvillimin e sektorit të turizmit përmes përdorimit të teknologjisë dhe të njëjtën kohë të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e ekonomisë.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0