Tashmë me Facebook Messenger ju mund të tregoni vendndodhjen tuaj - Business Magazine Albania

Tashmë me Facebook Messenger ju mund të tregoni vendndodhjen tuaj


Facebook prezantoi risinë më të fundit të Messenger, atë të ndarjes për një kohë të shkurtër të vendndodhjes me miqtë dhe familjarët tuaj. Ju mund të zgjidhni të ndani vendndodhjen tuaj me një person të vetëm ose me një grup.

“Njerëzit na kanë thënë se të treguarit e vendndodhjes live është shumë e dobishme kur po përpiqesh të kordinohesh me miqtë, t’i tregosh personave të tjerë se ku ndodhesh nëse je rrugës për në një takim ose t’i tregosh prindërve se ku ndodhesh, kur je duke shkuar në shtëpi vetëm dhe natën,” thuhet në një postim në blogun e kompanisë.

Facebook Messenger tregonte automatikisht vendndodhjen tuaj me miqtë deri në vitin 2015, kur kompania vendosi ta ndryshonte atë me një vendndodhje statike në hartë. Për të përdorur vendndodhjen live, ju duhet të shtypni në ikonën e vendndodhjes brenda Messengerit.

Kur ju tregoni vendndodhjen tuaj, të tjerët do të mund ta shohin atë në hartë për rreth 60 minuta. Messenger do t’ju tregojë gjithashtu se sa kohë ju duhet ju dhe miqve tuaj për të shkuar në një vendndodhje tjetër me makinë.

Ora do t’ju tregojë edhe se sa kohë do të qëndrojë e dukshme vendndodhja juaj nga të tjerët. Ju mund të zgjidhni dhe të mos e ndani më vendndodhjen tuaj më herët se sa koha prej 60 minutash.

Burimi: theverge.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0