Përfaqësues të kompanisë bëjnë të ditur se, terreni i Skraparit është sfidues për ndërtimin e gazsjellësit për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë dhe vetë përbërjes gjeologjike. Mikro-tuneli shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar. Kjo është zgjidhja më e përshtatshme për kalimin e këtij segmenti malor duke mbrojtur mjedisin.
Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enis Aliko, theksoi gjatë ceremonisë rëndësinë që ka projekti TAP për ekonominë shqiptare: “Ndërtimi i këtij mikro-tuneli është vepra e parë e këtij lloji në Shqipëri, si pjesë e një investimi kaq të rëndësishme si gazsjellësi TAP. Gjithashtu unë dua të përgëzoj standardet e larta të TAP dhe kontraktorëve të TAP përsa i përket sigurisë teknike në punë.”
Menaxheri i Projektit TAP në Shqipëri, Karl Roberts u shpreh: “TAP është një pjesë shumë e rëndësishme e Korridorit Jugor të Gazit që do të mundësojë gazifikimin e Ballkanit perëndimor dhe do të ofrojë një burim alternativ gazi për Evropën. Mikro-tuneli do të ndërtohet duke përdorur teknologjinë më të fundit duke respektuar mjedisin.”
Mikro-tuneli do të përbëhet nga dy mikro-tunele me gjatësi respektive 560 metra dhe 600 metra dhe do të ketë diametër të brendshëm prej 1.8 metrash. Punimet për përfundimin e mikro-tunelit janë parashikuar që të zgjasin rreth katër muaj dhe do të krijojë rreth 50 vende të reja pune.
Lexoni: https://businessmag.al/sa-ka-ecur-projekti-tap/
Tradita e hapjes së tuneleve e kërkon që makineria e përdorur për hapjen e tunelit të ketë një emër. Nisur nga kjo, TAP ka vendosur që makineria e cila do të hapë mikro-tunelin në Çorovodë të mbajë emrin “Karl Gega”, një prej inxhinierëve më të njohur në infrastrukturën e transportit në Evropë.
Faktet Kryesore për Mikro-Tunelin e TAP në Çorovodë
Mikro-Tuneli
- Gjatësia e përgjithshme e mikro-tunelit është rreth 1.5 km.
- Gjatësia e mikro-tunelit lindor do të jetë 560 metra.
- Gjatësia e mikro-tunelit perëndimor të jetë 600 metra.
- Diametri i brendshëm i mikro-tunelit: 1.8 metra (1’800 mm).
- Përbërja gjeologjike e terrenit përbëhet prej formacioni shkëmbor flishit.
- Punimet parashikohet që të zgjasin rreth 4 muaj, dy muaj për secilin prej mikro-tuneleve, duke punuar me turne gjatë 24 orëve.
- Parashikohet se do të punësohen rreth 50 punëtorë vendas nga Çorovoda.
Makineria për hapjen e mikro-Tunelit
- Emërtimi i makinerisë: “Karl Gega”.
- Tipi i makinerisë: MTBM gjysmë i lëngshëm (slurry MTBM).
- Diametri i gërmimit: 2.2 metra (2’225 mm).
- Pesha totale e makinerisë për hapjen e mikro-tunelit: 74 ton.
- Gjatësia totale e makinerisë për hapjen e mikro-tunelit: 12,5 metra.
- Forca shtytëse/lëvizëse: 1’400 ton.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto