Sa ka ecur projekti TAP

Sa ka ecur projekti TAP


Gjatësia ~ 878 km

·         Greqia 550 km; Shqipëria 215 km; Deti Adriatik 105 km; Italia 8 km (~1.5 km mikro tuneli në hyrjen në tokë)

·         Pika më e lartë: 1’800 metra në Shqipëri

·         Pika më e ulët: 820 metra në thellësi të detit Adriatik

 

Kapaciteti Situata fillestare: 10 bcm/vit, mjaftueshëm gaz për të furnizuar rreth 7 milion familje.

·         Diametri: 1.2 m (48 inç) në pjesën tokësore; 0.91 m (36 inç) në pjesën detare.

·         Dy stacione kompresorësh (një në Kipoi, Greqi, dhe një në Fier, Shqipëri)

·         Rrjedhje e kundërt fizike e integruar

Situata kur zgjerohet: më shumë se 20 bcm/vit kapacitet duke instaluar dy stacione të tjera kompresorësh, një në Serres, Greqi dhe një në Bilisht, Shqipëri.

 

Lidhjet Infrastruktura me të cilën do të lidhet TAP-i: TANAP Gazsjellësi Trans Anatolian, SNAM në Itali si edhe mund të lidhet me Interkonektorin Greqi-Bullgari (IBG) dhe Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP).

 

Afatet Kohore ·         Gusht 2015 – filluan punimet që i paraprijnë ndërtimit në Shqipëri

·         Verë 2016  – përfundoi shpallja e kontratave kryesore

·         Maj 2016 – filloi ndërtimi i tubacionit dhe instalimeve mbi tokë

·         Dimër 2018/ fillimi i 2019 – fillimi i ndërtimeve në pjesën detare të gazsjellësit

·         2019 (në fund të vitit)– përfundon ndërtimi dhe kryhen testimet

·         2020 – gazi i parë mbërrin në Evropë, TAP nis veprimtarinë

 

Aksionarët BP (20%), SOCAR (20%), Snam (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%)

 

Investimi në Shqipëri ·       Në Shqipëri do të investohen afërsisht 1.5 miliard euro, që përfshin kostot e tubave, kompresorëve dhe gjithë pajisjeve e makinerive të nevojshme për ndërtimin e gazsjellësit.

 

Gazsjellësi TAP në Shqipëri ·       Rreth 13’000 tuba, me gjatësi 18 dhe 12 metra dhe me diametër 1.2 m, do të përdoren për ndërtimin e seksionit tokësor në Shqipëri.

·       Pesha e një tubi të vetëm prej 18 metrash shkon nga 9.3 tonë16.3 tonë (në varësi të trashësisë së tubit).

·       Pesha totale e tubave për seksionin tokësor në Shqipëri është rreth 123’795 tonë.

·       Trysnia maksimale e operimit në Stacionin e Kompresorëve është 97 / 147 bar.

·       Volumi i gërmimeve për segmentin shqiptar është përafërsisht 1’300’000 m³.

Përfitimet e Shqipërisë nga TAP-i

 

 

·         E vendos Shqipërinë në hartën evropiane të energjisë.

·         Rrit rëndësinë rajonale dhe gjeo-strategjike të vendit dhe kontribuon në integrimin tregtar dhe fizik të Shqipërisë në Evropë.

·         Lehtëson zhvillimin e infrastrukturës energjetike të vendit dhe tregun e brendshëm të energjisë.

·         Promovon zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të punës

·         Nxit investime të huaja direkte.

·         Përmirëson infrastrukturën rrugore dhe sigurinë rrugore të Shqipërisë.

·         Përmirëson të dhënat kadastrale në zonat përgjatë gjurmës së gazsjellësit.

·         Investimet Sociale dhe për Mjedisin do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitete përgjatë gjurmës së TAP.

 

Ndërtimi i pjesës tokësore të Gazsjellësit në Shqipëri ·         Pastrimi i Korridorit të Kalimit përgjatë gjurmës 167 km
·         Vendosja e tubave në varg përgjatë gjurmës 160 km
·         Saldimi i Tubave 155 km
·         Veshja e saldimeve me mbulesë mbrojtëse 154 km
·         Hapja e kanalit për tubacionin 136 km
·         Ulja e tubacionit në kanal 135 km
·         Bashkimi i segmenteve të tubacionit në kanal  625 njësi
·         Mbulimi i kanalit të tubacionit 132 km
·         Kthimi i gjurmës në gjendjen e mëparshme                    116 km
·         Testimi hidrik i tubacionit 60 km
·         Mbërritja e tubave dhe bërrylave në Shqipëri 100%
·         Stacionet e Valvulave të Bllokimit                    21%
·         Stacioni i Kompresorit në Fieri 13% 
·         Stacioni i matjeve Bilisht 18%
Punësimi ·         Aktualisht, më shumë se 2’200 persona punojnë për projektin TAP në Shqipëri.

·         Rreth 84% e punonjësve janë shqiptarë.

Rrugët dhe Urat Ndihmëse në Shqipëri ·         100% e punimeve të fazës së parë të Rrugëve dhe Urave Ndihmëse kanë përfunduar. Janë rindërtuar rreth 58 km rrugë, janë ndërtuar 2 ura të reja dhe janë rehabilituar 40 ura ekzistuese

·         Më shumë se 75% e punimeve të faza së dytë të punimeve kanë përfunduar. Kjo fazë, që parashikon rehabilitimin e rreth 137 km rrugë, do të kryhet nga AlbStar, një kontraktor vendas i kontraktorit të TAP, Spiecapag.

 

Investime Sociale dhe Mjedisore (ISM)

të Përfunduara

·       Rikonstruksioni i mjediseve të shkollësAndon Profka” në Seman të Fierit (qershor 2015)

·       Rindërtimi i urës me dy-kalime në Çorovodë (tetor 2016)

·       Faza e parë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (2016)

·       Faza e parë e programit të praktikave profesionale për studentët (dhjetor 2016)

·       Ndihma humanitare për komunitetin e prekura nga përmbytjet dhe moti i acartë (shkurt 2017)

·       Ndërtimi i dy strukturave panoramike në kanionin e Osumit, Çorovodë (qershor 2017)

·       Rikonstruksioni i plotë i shkollësThanas Ikonomi” në Fier (qershor 2017)

·       Dhurimi i uniformave dhe pajisjeve për të përballuar emergjencat me zjarret (gusht 2017) Rikonstruksioni i plotë i shkollës7 Dëshmorët”, në Strumë, Roskovec (shtator 2017)

·       Faza e dytë e fushatës ndërgjegjësuese mbi sigurinë në rrugë, shtëpi dhe punë (tetor 2017)

·       Faza e dytë e programit të praktikave profesionale për studentët (dhjetor 2017)

·       Ndihma humanitare për komunitetet e prekura nga përmbytjet në Fier dhe Berat

ISM në Zhvillim e Sipër ·       Rikonstruksioni i plotë i shkollësFuad Babani” në Bilisht

·       Rikonstruksioni i Ujësjellësit të Mbrostarit, Fier

·       Ndërtimi i muzeut të Gjon Milit, Korçë

Procesi i Blerjes dhe Servitutit të Tokës (LEA)

 

Kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

·       Rreth 10’300 ngastra toke të ndikuara gjithsej në Shqipëri: rreth 2’980 parcela të ndikuara për Rrugët dhe Urat Ndihmëse dhe rreth 7’600 parcela të ndikuara për të Drejtën e Kalimit, Tubacionin, Stacionet e Kompresorëve dhe Instalimet e tjera mbi tokë.

·       Toka e marrë përkohësisht për korridorin e punimeve të tubacionit është rreth 8’170 ha.

·       Toka e blerë përgjithmonë për 8 Stacionet e Valvulave të Bllokimit, për Pikën Daljes në det, 1 Stacion Kompresorësh, dhe 1 Stacion Matjesh është gjithsej 70 ha.

·       Rreth 80% e parcelave janë siguruar nëpërmjet marrëveshjeve vullnetare

·       Rreth 20% e parcelave janë siguruar nëpërmjet shpronësimit

Kontraktorët kryesorë të TAP -it në Shqipëri ·       Gener 2 Sicilsaldo: kontraktor për rehabilitimin e Rrugëve Ndihmëse dhe Urave në Shqipëri.

·       Spiecapag: Kontraktor EPC për ndërtimi e dy loteve tokësore në Shqipëri (215 km gjithsej)

·       Renco SpA Terna SA: Kontraktor EPC për stacionet e kompresorëve të projektit.

·       Saipem SpA: Kontraktor EPCI për seksionin detar, nënujor të projektit.

·       Abkons: në Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social, Blerjen dhe Servitutin e Tokës, Procesin e Marrjes së Lejeve, Trashëgiminë Kulturore dhe Investimet Sociale dhe Mjedisore.

·         Ka mbi 35 kompani të tjera shqiptare që po punojnë si nënkontraktorë (AlbStar, Diamant Logistics, Startrans, Sterkaj, Albarent, Vagalat, Gjoka, Doko, Altea Geostudio 2000, AMOS Oil, Angerba, Artyka II, Defex, Delia Group, ECCAT, EL-BU 2009, ERA Rescue, Ferra Construction, Flenarb, GEO-Bruna, Geosat Group, Gllavica, GR Albania, I.XH.E.M, Idea Communication, Kastrati, Kuel, MRDC Foundation, Nazeri 2000, Pelikani Security, Salillari, Europa shpk, Rogat, Avis, Odisea, ARB-Security, Mc Cann, etc.)

 

Lexoni :https://businessmag.al/cilat-jane-tre-perfitimet-qe-ka-shqiperia-nga-marreveshja-me-tap/

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0