Tamponët që ndryshuan botën - Business Magazine Albania

Tamponët që ndryshuan botën


“Mirësevini në dyqanin e duhur për vaginat.” Këto janë fjalët plot besim dhe që nuk shprehin pendesë me të cilat përshëndetet çdo vizitor i faqes së SHEVA

, një biznes që shet produkte higjenike për femrat për një kauzë.

Brendi, i cili përfshin një grua në pozicionin klasik të Rosie the Riveter, e cila mban në dorë një kuti me tamponë të firmës Playtex, largon turpin ndaj ciklit menstrual dhe promovon fuqizimin e grave me çdo klik të bërë në faqe. Por ky biznes nuk është thjesht një one-stop shop për produktet e femrave.

SHEVA është gjithashtu një komunitet që punon për fuqizimin e vajzave në vendet në zhvillim. Me çdo blerje, kompania jep një furnizim për rreth një muaj me lines për një vajzë në nevojë dhe punon për edukimin e saj lidhur me trupin dhe të drejtat e saj.

“Besoj se vajzat janë forcat më të fuqishme në ndryshimin e një komuniteti,” Marisabel Ruiz, CEO dhe themelues i SHEVA, tha për Mashable.

ruizsheva

“Por shumë vajza në vendet në zhvillim nuk kanë akses ndaj mbrojtjes bazë sanitare. Çdo herë që ato janë me ciklin menstrual, ato humbin shkollën ose nuk shkojnë në punë. Çdo muaj, është sikur jeta e tyre ndalon,” shton Ruiz.

Si rezultat, shumë vajza marrin nota të ulëta, lënë shkollën ose mbeten shtatëzënë në mosha shumë të reja.

Tabutë dhe mungesa e kuptimit rreth ciklit menstrual vazhdon të përshkojë kulturat e vendeve të ndryshme. Sipas sondazhit  WaterAid, 48 përqind e vajzave në Iran dhe 10 përqind e vajzave në Indi mendonin se cikli menstrual ishte një sëmundje. Ndërsa UNICEF zbuloi se 66 përqind e vajzave në Azinë Jugore nuk dinin asgjë rreth ciklit menstrual derisa i mirëpritnin ato për herë të parë në jetën e tyre. “Misioni im është të ndihmoj këto vajza tja dalin duke i ofruar atyre mjete dhe informacionin për të cilën ato kanë nevojë për të vazhduar edukimin dhe jetën e tyre,” tha Ruiz.

Gratë (aktualisht vetëm në Amerikë) mund të shkojnë online tek SHEVA.com dhe të gjejnë aty të gjitha firmat më të njohura të produkteve të kujdesit për femra që nga lines dhe produktet për larjen e pjesëve intime, kontraceptivë, lubrifikantë dhe teste shtatëzanie. Ato janë të njëjtat produkte që mund të gjeni në një farmaci apo supermarket të zakonshëm por me ndryshimin se duke bërë blerje online, produkteve në fjalë i shtohet impakti social i ndryshimit të jetëve të vajzavë të lëna pas dore.

“Qëllimi im është fuqizimi i 1 milion vajzave në Guatemala në vitin 2025,” thotë ajo.

Pasi studjoi administrim biznesi në Spanjë dhe Hong Kong, Ruiz u frymëzua nga modele biznesi si TOMS, Honest Company dhe Warby Parker. Këto kompani e bënë atë të kuptonte se secili mund të filloi një biznes social në çdo industri dhe me çdo produkt a shërbim.

SHEVA bashkëpunon me OJQ të ndryshme si organizata kundër varfërisë Asopuente dhe Congregación Marta y Maria, një shtëpi vajzash në Jalapa, për të themeluar një program edukimi 2 vjeçar që shpjegon se çfarë është cikli menstrual, bazat e higjenës personale, rëndësia e vetbesimit, identiteti e të tjera si këto.

Kompania po përpiqet të krijojë edhe një model sekondar sipas së cilës vajzat mund të mësojnë të bëjnë peceta vetë në bashkëpunim me qendrat shëndetësore universitare me qëllim realizimin e pecetave të sigurta dhe higjenike me ndihmën e materialeve që mund të gjenden lehtë në vend si fibra bananesh. Kur këto vajza të mësojnë se si ti bëjnë këto peceta vetë, kjo mund të jetë edhe një mënyrë për të ndihmuar veten por edhe ndoshta për të hapur një biznes të tyren.

Deri më tani, ndikimi më i madh që Ruiz ka parë është një rritje në njohuri dhe ndryshim në qëndrim. Vajzat, që nuk e dinin se çfarë ishte cikli menstrual, e kanë kuptuar tashmë se çpo ndodh me trupat e tyre dhe për më tepër janë më pak të turpshme të bëjnë pyetje. Ato shkojnë në shkollë, hapin llogaritë e tyre bankare dhe presin që një ditë të martohen kur të jenë më të rritura.

Dhe SHEVA po zhvillohet. Nuk është vetëm fakti që ajo po nxjerr fitime nga faqja por një numër kompanish kanë shprehur interesin e tyre ndaj këtij biznes dhe janë bërë partnerë me SHEVA për të shitur produktet e saj, duke dhënë një pjesë të fitimeve për kauzën në fjalë.

Kush është hapi tjeter? Ruiz do të donte shumë ta shikonte SHEVA të lancohej në të gjithë botën sidomos në Europë dhe Azi ku bizneset sociale po lulëzojnë. Ndërkohë, kompania po përpiqet ti tregojë grave dhe femrave në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara se cikli menstrual nuk ka asgjë për tu patur turp, ashtu si edhe fjala “vaginë.
“Eshtë një gjë super e fuqishme si femër që je,” përfundon Ruiz.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0