Elon Reeve Musk ka lindur në 28 Qershor të vitit 1971 në Afrikën e Jugut dhe tani ai është një investitor, inxhinier dhe shpikës. Ai është themeluesi, CEO dhe CTO i SpaceX; bashkëthemelues, CEO dhe arkitekt produkti i Tesla Motors; bashkëthemelues dhe drejtues i SolarCity; bashkëdrejtues i OpenAI; bashkëthemelues i Zip2 dhe themelues i X.com i cili u bashkua me PayPal. Në Qershor të 2016, ai kishte një vlerë neto prej 12.7 miliardë $, duke e bërë atë personin e 83-të më të pasur në botë.
Musk ka deklaruar se synimet e SolarCIty, Tesla Motors dhe SpaceX rrotullohen rreth vizionit të tij për të ndryshuar botën dhe njerëzimin. Qëllimet e tij përfshijnë reduktimin e ngrohjes globale nëpërmjet prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe reduktimin e “rrezikut të zhdukjes së njeriut”, duke “bërë jetën multi-planetare”, duke krijuar një koloni të njeriut në Mars.
Përveç aktiviteteve primare të biznesit, ai ka parashikuar edhe një sistem transporti me shpejtësi të lartë të njohur si Hyperloop dhe ka propozuar një avion VTOL supersonik reaktiv me shtytje elektrike, i njohur si jet-i elektrik MUSK.
Përmbledhje e shkurtër e biografisë së Elon Musk
I lindur në Afrikën e Jugut në vitin 1971, Elon Musk u bë një multimilioner në të 20-tat, kur ai shiti kompaninë e tij të parë, Zip2, një divizion të Compaq Computers. Ai ka arritur më shumë sukses duke themeluar X.com në vitin 1999, SpaceX në vitin 2002 dhe Tesla Motors në vitin 2003. Musk bëri disa artikuj në maj të vitit 2012, kur SpaceX nisi një raketë që do të dërgonte automjetin e parë komercial në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Jeta e hershme
Lindur dhe rritur në Afrikën e Jugut, Elon Musk e bleu kompjuterin e tij të parë në moshën 10 vjeçare. Ai mësoi vetë se si të programonte dhe kur ai ishte 12 vjeç bëri software-in e tij të parë, duke shitur një lojë që quhej Blastar. Në moshën 17-vjeçare, në vitin 1989, ai u transferua në Kanada për të marrë pjesë në “Queen’s University”, por ai u largua në vitin 1992 për të studiuar biznes dhe fizikë në Universitetin e Pensilvanisë. Ai u diplomua me një diplomë universitare në ekonomi dhe qëndroi për një diplomë të dytë bachelor në fizikë.
Pas largimit nga Pensilvania, Elon Musk u drejtua për në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni për të ndjekur një Ph.D në energji fizike. Megjithëse lëvizja e tij ishte në kohën e duhur kur ndodhi internet boom, ai u largua nga Stanford, vetëm dy ditë pasi u bë pjesë e saj, për të nisur kompaninë e tij të parë, Zip2 Corporation.
Një udhëzues online i qytetit, Zip2 u rrit shumë shpejt duke ofruar përmbajtje për web faqet e reja të “New York Times” dhe “Chicago Tribune”, dhe në vitin 1999, një divizion i “Compaq Computer Corporation” e bleu Zip2 për 307 milionë $ në para në dorë dhe 34 $ milionë në aksione.
Gjithashtu në vitin 1999, Musk bashkë-themeloi X.com, një kompani online të shërbimeve financiare dhe të pagesave. Një blerje e X.com në vitin pasardhës çoi në krijimin e PayPal-it siç është e njohur sot dhe në Tetor 2002, PayPal u ble nga eBay për 1.5 miliardë $. Para shitjes, Musk kishte në pronësi 11% të aksioneve të PayPal.
Duke mos ndalur kurrë nga puna, Musk themeloi kompaninë e tij të tretë, Space Technologies Exploration Corporation, ose SpaceX, në vitin 2002 me qëllim ndërtimin e anijes për udhëtime komerciale në hapësirë. Në vitin 2008, NASA i dha kompanisë kontratën për të trajtuar transportin e ngarkesave për International Space Station dhe për planet për transportin e astronautëve në të ardhmen, në një lëvizje për të zëvendësuar misionet e vetë NASA-s për anijet në hapësirë.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.
Tesla Motors
Një tjetër sipërmarrje e Musk është Tesla Motors, një kompani e dedikuar për prodhimin e makinave të përballueshme elektrike. Pesë vjet pas formimit të saj, kompania në vitin 2008 zbuloi Roadster, një makinë sportive të aftë për përshpejtimin nga 0 në 60 mph në 3.7 sekonda, si dhe duke udhëtuar rreth 250 milje me baterinë e saj me lithum. Sukseset shtesë përfshijnë Modelin S, sedanin e parë elektrik të kompanisë. Të aftë për të mbuluar 265 milje në një karikim, Model S u nderua si Makina e Vitit në 2013 nga revista “Motor Trend”.
Përgatitja për nisje
Në 22 Maj 2012, Musk dhe SpaceX bëri histori kur kompania lançoi Falcon 9, raketën e saj në hapësirë me një kapsulë pa pilot. Automjeti është dërguar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me 1000 paund furnizime për astronautët e stacionuar atje, duke shënuar herën e parë që një kompani private ka dërguar një anije kozmike në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Para nisjes, Musk citohet të ketë thënë: “Unë ndihem shumë me fat. … Për ne, është si të fitojmë Super Bowl”.
Në dhjetor 2013, SpaceX shënoi një moment historik kur Falcon 9 transportoi një satelit në orbitën e transferimit, një distancë në të cilën sateliti do të bllokohej në një rrugë të orbitës që përputhet me rrotullimin e Tokës. Në shkurt 2015, SpaceX nisi një tjetër Falcon 9 pajisur me satelitin “Deep Space Observatory Climate” (DSCOVR), me qëllimin për të vëzhguar rrezatimet ekstreme nga dielli që ndikojnë rrjetet e energjisë dhe sistemet e komunikimit në Tokë.
Hyperloop
Musk ka vazhduar punën e tij në përpjekje për të bërë idetë e tij novatore realitet. Në gusht të vitit 2013, ai publikoi një koncept për një formë të re të transportit të quajtur “Hyperloop”, një shpikje që do të nxisë shkurtimin e kohës së udhëtimit mes qyteteve të mëdha.
Idealisht rezistent ndaj motit dhe mundësuar nga energjia e rinovueshme, Hyperloop do të vihet në lëvizje përmes një rrjeti tubash me presion të ulët me shpejtësi duke arritur më shumë se 700 milje për orë. Musk vuri në dukje se Hyperloop mund të marrë nga 7 deri në 10 vjet që të ndërtohet dhe të jetë i gatshëm për përdorim.
Edhe pse ai e paraqiti Hyperloop me pretendimet se do të jetë më i sigurtë se një avion ose tren, me një kosto të llogaritur prej 6 miliardë $ rreth 1/10 e kostos për sistemin hekurudhor të planifikuar nga shteti i Kalifornisë – koncepti i Musk ka tërhequr skepticizëm. Megjithatë, sipërmarrësi ka kërkuar që të inkurajojë zhvillimin e kësaj ideje. Në qershor të 2015, ai njoftoi një konkurs për ekipe të paraqesin planet e tyre për një prototip Hyperloop, ku pjesëmarrësit kishin mundësinë për të testuar krijimet e tyre në SpaceX në qershor 2016.
Blerja e SolarCity
Në gusht të 2016, në përpjekjet e vazhdueshme të Musk për të promovuar dhe çuar përpara energjitë e rinovueshme dhe produktet për një bazë më të gjerë të konsumit, ai arriti një marrëveshje prej 2,6 miliardë $ për të kombinuar makinën e tij elektrike dhe kompanitë e energjisë diellore. Tesla Motors Inc. njoftoi të gjithë aksionerët për marrëveshjen e blerjes së SolarCity Corp. Si një kompani, Tesla dhe SolarCity mund të krijojnë produkte banimi, tregtare dhe të rrjetit të gjerë të integruara plotësisht që përmirësojnë mënyrën si energjia është prodhuar, ruajtur dhe konsumuar,- thuhej në një deklaratë në faqen e Teslës rreth marrëveshjes.
Elon Musk është në përpjekje për të ripërcaktuar transportin në Tokë dhe në hapësirë. Nëpërmjet Tesla Motors, ai synon të sjell automjete plotësisht elektrike për tregun masiv; në SpaceX ai është duke punuar për të dërguar njerëzit në planetet e tjera.
Tani për tani ai ka nisur satelitë dhe ka një kontratë 1.6 miliardë $ me NASA për të dërguar furnizime në hapësirë, me plane në të ardhmen për të dërguar astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në mesin e vitit 2017. Kjo marrëveshje ka patur një rritje “meteorike” për Musk, pasi të dyja kompanitë që ai themeloi janë rritur shumë në vlerë dhe e kanë vënë Musk në qendër të vëmendjes.
Filantropi
Musk është kryetar i Fondacionit Musk, i cili fokusohet në përpjekjet filantropike në sigurimin e sistemeve të energjisë diellore në zonat e fatkeqësisë. Në vitin 2010, fondacioni Musk bashkëpunoi me SolarCity për të dhuruar një sistem të energjisë diellore në përgjigje të stuhive në gjirin e Aleancës së Jugut në Coden, Alabama. Në korrik të vitit 2011, Fondacioni Musk dhuroi 250,000$ për një projekt të energjisë diellore në Soma, Japoni, një qytet që ka qenë i shkatërruar nga cunami.
Në janar të vitit 2015, Musk dhuroi 10 milionë $ për Institutin “Future of Life” për të drejtuar një program kërkimor global që synon mbajtjen e inteligjencës artificiale të dobishme për njerëzimin. Që nga viti 2015, Musk është një administrues i besuar i Fondacionit të Çmimit X dhe nënshkrues i “The Giving Pledge”.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.
8 mësimet nga të cilat ju mund të mësoni nga karriera e Elon Musk
Musk mund të jetë i jashtëzakonshëm, por karriera e tij ende ofron shumë mësime për të gjithë.
Kur një përdorues i site-it të pyetjeve dhe përgjigjeve, Quora bëri pyetjen e thjeshtë, “Çfarë mund të mësojmë nga Elon Musk?” një mori përgjigjesh erdhën. Në mesin e përgjigjeve më të mira ishte një përgjigje nga blogeri James Altucher, i cili kishte dëgjuar çdo intervistë që kishte bërë Musk dhe përpiloi një listë me quotat më frymëzuese.”
Më poshtë janë disa nga 22 thëniet që ai ka nxjerrë nga të gjithë hulumtimet:
1. Fokusohuni në efektin që japin ëndrrat tuaja, jo në mundësinë nëse mund të ndodhi
Ndoshta reagimi juaj i parë për këtë parim është se do të shqetësoheni nëse ëndrrat tuaja të veçanta mund të jenë të pamundura. Por, Altucher ju kujton lexuesve: kjo këshillë vjen nga një njeri i cili dëshiron të kolonizojë Marsin.
A janë ëndrrat tuaja më pak se kaq? Çfarë po prisni?
2. Askush nuk bën gjëra të mahnitshme për para
“Unë kam intervistuar më shumë se 100 njerëz në “poadcast”. Secili prej këtyre 100 personave ka arritur rezultate të mahnitshme në jetën e tij,” thotë Altucher. “Por asnjëri prej tyre nuk e ka bërë për para.” As Musk, i cili Altucher citon të ketë thënë:
“Duke shkuar nga PayPal mendova se cilat janë disa nga problemet e tjera që kanë të ngjarë të ndikojnë në të ardhmen e njerëzimit” Jo nga perspektiva, “Cila është mënyra më e mirë për të fituar para?” Nëqoftëse ju doni të bëni gjëra të mëdha, përqëndrohuni në ndryshimin që ju do të bëni në botën ku jetoni (ose tek vetja), jo në shpërblimet financiare (ose lavdinë).
3. Ndiq parimet që ke vendosur
Shumë është shkruar për mendimet e Musk, por Altucher përmbledh qasjen e tij të pazakontë dhe tepër efektive me këtë quote: “Boil things down to their fundamental truths and reason up from there”.
Me pak fjalë, për të përmirësuar të menduarit tuaj, përpiquni t’a shihni botën me sytë e freskëta, duke përdorur të dhëna objektive dhe duke bërë një vëzhgim të qartë.
4. Vazhdimësia paguan
Jo të gjitha mësimet e karrierës së Musk janë të papritura. Ndonjëherë, ai dëshmon se dituria konvencionale është e drejtë. Ashtu siç thotë kjo quote: “Vazhdimësia është shumë e rëndësishme. Ju nuk duhet të hiqni dorë, vetëm nëse jeni të detyruar të hiqni dorë.”.
5. Në punësim, talenti i mund numrat
“Është gabim të punësosh një numër të madh të njerëzve për të bërë një punë të komplikuar. Numrat nuk do të kompensojnë talentin në marrjen e përgjigjes së drejtë (dy njerëz që nuk e dinë diçka nuk janë më të mirë se një), do të priren për të ngadalësuar progresin dhe do të bëjnë këtë detyrë tepër të shtrenjtë, ” citon Altucher.
Kështu që herën tjetër që ju duhet të punësoni dikë, merrni kohë për të gjetur talentin e duhur në vend që të shpresoni se “numrat” do t’ju shpëtojnë.
6. Talenti nuk mund të kompensojë një personalitet “të fëlliqur”
Sipas Altucher, Musk ecën me idenë se aftësia që ka dikush nuk mund të kompensojë një personalitet të “fëlliqur”. Quota që përdor ai është: “Gabimi im më i madh është mbështetja më shumë në talentin dhe jo në personalitetin e dikujt. Mendoj se ka rëndësi nëse dikush ka një zemër të mirë.”.
7. Bëjini vazhdimisht pyetje vetes
Ju do të mendoni se dikush me arritjet e Musk mund të jetë i kënaqur me përpjekjet e tij, por që ky nuk është rasti. Musk thotë se ai vazhdimisht përpiqet për të përmirësuar veten.
“Është shumë e rëndësishme që të keni një feedback, ku ju jeni vazhdimisht duke menduar në lidhje me atë që keni bërë dhe se si mund t’a bëni më mirë. Unë mendoj se kjo është pjesa më e mirë e këshillës: “Vazhdimisht mendoni se si ju mund të bëni gjëra më të mira dhe pyesni veten gjatë gjithë kohës,” tha ai.
Nëse Musk nuk pushon kurrë, nuk duhet të pushoni as ju.
8. Gjetja e pyetjes së duhur është pjesa më e madhe e betejës
Me sa duket, libri i preferuar i Musk kur ishte adoleshent ishte Guida e Hitchhiker për në Galaxy. Aty ishte mësimi më i madh që mori: “Më mësoi se gjëja më e vështirë është se çfarë pyetje duhet të bësh, por sapo ju t’a bëni atë, pjesa tjetër është me të vërtetë e lehtë.”
“I’m very pro-environment, but let’s figure out how to do it better and not jump through a dozen hoops to achieve what is obvious in the first place.” —Elon Musk
/Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.