Nga Mimoza Emmanuels*
Duke qenë qënie që kërkojmë përmirësim hap pas hapi, mendova të ndaja një vëzhgim të kahershëm timin, lidhur me një sjellje të shumëgjendur në shoqërinë tonë, me synimin:
– të shkarkoj akumulimin tim për këtë vëzhgim
-e të vendos tullën time në ekuilibrimin e kësaj sjelleje
Sa shpesh më ndodh të komunikoj me njerëz, që tjetër gjë demostrojnë me veprime e tjetër gjë duan të demostrojnë me interpretimet gojore të veprimeve të tyre…!
Një rast i thjeshtë…..
- I ke bërë ftesë dikujt e nuk vjen në organizimin tënd.
Arsyeja e tij (saj) është e kuptueshme, të paktën nga ty vetë:
-REFUZIM
Por si ndodh më pas?
Ai (ajo) kërkon të të japë një shpjegim me fjalë, që përpiqet të të bindë se arsyeja e refuzimit është diçka tjetër nga ajo që prezanton veprimi i tij i refuzimit.
Sa shumë raste mund të shkruaja këtu si demostrim……!!!
Kaq shumë e shpesh e kam hasur këtë fenomen.
Po pse ndodh kjo?
Çështje kulture? Padije?
Unë e mendoj ”kompleks”.
Pse?
Sepse, po të ndihesh “rehat” me veprimin e bërë dhe indiferent nga reagimet e të tjerëve, pse ke nevojë të “kamuflosh” veprimin tënd me interpretim gojor?
A është kjo një shenjë e kulturës sonë të trashëguar, se transparenca e sjelljes sonë, nuk është gjëja e duhur?
Gjëja e duhur, sipas kësaj kulture është: të dukemi si duhet.
E kjo dukje nuk ka rëndësi të prezantohet nga veprimi ynë, por nga fjalët që shpjegon veprimin…vazhdon tradita.
E si rezultat i kësaj, “të bindurve” u lind nevoja të kuptojnë vetë kë kanë përpara e çfarë duhet të besojnë.
Të besojnë “trupin që del si struci” apo të besojnë fjalën e “strucit”, që meqë ai (struci) ka fshehur kokën e nuk sheh, nuk ka parë gjë.
A duhet vazhduar kjo traditë?
A u bën mirë marrëdhënieve midis njerëzve kjo sjellje?
A sjell kjo sjellje problematika?
I kthehem prap “kompleksit”.
Po të ndihemi rehat me veten tonë dhe veprimet tona do të jenë në ekuilibër, nuk ka vend për këtë tip sjelljeje.
Po të mos ndihemi rehat me veten e me veprimet tona, unë do sygjeroja prapë:
-Të bëhemi të vërtetë.
Konfrontimi ynë apo i sjelljes sonë me realitetin e interpretimit, po të jetë në ekuilibër, nuk na dëmton së brendshmi edhe së jashtmi.
Ky ekuilibër na orienton të bëjmë “përmirësimin” e rradhës.
Gjithashtu edhe në marrëdhënien tonë me të tjerët do të ndihemi “të pranuar”.
E gjithë kjo atmosferë paqeje, na bën t’i ndjejmë përmirësimet e lehta e të na sjellë harmoni.
Imagjinoni të kundërtën:
-të trazon së brendshmi
-të bën jo mirë të pranueshëm në jetën sociale
-nuk sjell progres
-nuk sjell harmoni
Por, edhe problematikat që sjell kjo sjellje nuk janë pak.
Lexo: AI nuk është vërtet inteligjente. Ja pse
Sjell:
-shtirje….. inat… mllef….përbuzje…. distancim…..etj.
Sigurisht “gjykuesit” apo përgojuesit mund të jenë një faktor frenues I transparencës së veprimit. Do sygjeroja të përpiqemi t’i “injorojmë”.
Le t’i lemë një përshtjellim tjetër rolit të tyre, e të përqendrohemi tek transparenca.
Pesha e përmirësimit është shumë herë më e gëzueshme se e gjykimit.
Sa shëndet të mirë do kishim si shoqëri nëse do jemi të vërtetë në veprimet dhe në interpretimin e tyre.
Sa shumë ekuilibër ndjej!
Vjen sinqeritet, gëzim, harmoni, respekt…!
Sa shumë dashuri vjen!
Po a ndikon kjo sjellje në kulturën tonë të punës?
N’a pengon,
ndihmon
apo është indiferent efekti i këtij veprimi ?
Analiza ime më thotë që, nuk mund të jetë indiferente në mbarëvajtjen e aktivitetit dhe në marrëdhëniet e punës kjo kulturë.
Pse?
Sepse transparenca e sjelljes ndikon në marrëdhëniet njerëzore, sido qofshin ato e në rastin tonë edhe në marrëdhëniet e punës.
Kur marrëdhënia ndërnjerëzore në ambientet e biznesit është transparente, atmosfera e prodhuar prej saj jep:
-mirëkuptim…..harmoni veprimi…..paqe e ekuilibër…rendiment e efektivitet
E këto tregues sjellin në vetvete arritjen e rezultatit të dëshiruar në biznes.
Ja ta shtjelloj si shkon rezultati në biznes nëse nuk kemi një marrëdhënie transparente midis veprimit e shpjegimit të veprimit.
Njëra palë vepron jo transparente (kompleksi i “strucit”).
Pala tjetër rezervohet në bashkëpunim me palën e parë, sepse nuk është e qartë kë të marrë si të kryer veprimin e bërë apo shpjegimin që bëjnë për veprimin.
Si rezultat, kemi një drejtëz me veprime që tërheqin nga dy skajet.
Njëra palë do përpiqet të arrijë realizimin e objektivit e meqë nuk ka marrë të dhënat e duhura nga pala tjetër do të sforcohet ta mbushë vetë këtë boshllëk.
Besoj, imagjinata ju çon në përfundimin se realizimi i rezultatit të kërkuar, nuk mund të jetë ai i duhuri.
Njëra palë (ajo e “strucit”) do vazhdojë metodën e saj, si grup individësh që punojnë “me fjalë”, do mbeten barrë për palën tjetër, e meqë kjo pale e ka të rëndësishëm realizimin e objektivit, do kenë sforcime të vazhdueshme.
Sforcimi do prodhojë stres. Stresi në rritje do sjellë me vete edhe pakënaqësi të palës tjetër, që mund të shkojnë deri në largim nga kjo marrëdhënie pune.
Analiza që mund t’i bëjmë situatës së marrëdhënies në ambientet e ndryshme të punës aktualisht, ka hapësirë për ekuilibrim të transparencës:
-Veprim+interpretim veprimi.
Konstatimi është faza empirike.
Bindja që kjo marrëdhënie të jetë në ekuilibër, është faza e dytë.
Puna për ekuilibrimin e kësaj marrëdhënie është sfida që duhet të na shoqëroje.
Le të punojmë, secili në pozicionet që kemi, për të kontribuar në ekuilibrimin e kësaj sjelljeje.
*Ing. Mimoza Emanuels, është inxhiniere tekstike, themeluese dhe drejtuese e kompanisë së veshjeve sportive SAM. SAM furnizon tregjet e Europës veriore me veshje sportive cilësore, të personalizuara. Me veshjet e SAM, vishen sportistë të njohur në gara të rëndësishme ndërkombëtare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.