Syzet inteligjente mund të jenë hapi tjetër i madh në teknologji - Business Magazine Albania

Syzet inteligjente mund të jenë hapi tjetër i madh në teknologji

Ardhja e telefonit inteligjent ka ndryshuar sjelljen njerëzore. Por a do të jenë syzet inteligjente zhvillimi tjetër i madh në botën e teknologjisë? Kompania Google ishte e para që prezantoi syzet inteligjente më shumë se gjashtë vite më parë. Por ai produkt nga Google nuk gjeti shumë mbështetje. Aktualisht, shumë kompani të vogla dhe të mëdha në shumë vende të botës ende po punojnë për ndërtimin e syzeve inteligjente, përfshi kompaninë Facebook. Po ashtu ka njoftime se edhe kompania Apple po punon në këtë drejtim. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Elizabeth Lee sjell më shumë hollësi mbi tregun aktual dhe aplikacionet e larmishme që ofrojnë syzet inteligjente.

Fillimisht doli tastiera dhe pastaj ekrani me prekje. Disa kompani thonë se syzet inteligjente, në dukje të zakonshme, do të jenë hapi tjetër teknologjik, edhe pse kjo nuk fuknsionoi për kompaninë Google. Liz Goodno është me kompaninë “Snap Inc.” “Në të ardhmen, nuk do të kufizohemi vetëm tek telefonat inteligjentë kur flitet për botën përreth, ndaj ky është investimi i hershëm për të ardhmen.”

LEXO: Amazon sapo lançoi syzet që aktivizohen nëpërmjet zërit

Kompania Snap me qendër në Shtetet e Bashkuara po investon për syzet e diellit të quajtura “Spectacles 3”. Varianti tre është më i përparuar se të mëparshmit. Syzet kanë dy kamera. Këndi i syzeve ndizet kur regjistron video dhe mundëson përdoruesin të shtojë objekte 3D në video, siç janë lulet në këtë rast. Përdoruesit mund të filmojnë deri në një minutë video. Në një mënyrë krejt ndryshe, AMglass e kompanisë Pacific Future me qendër në Hong Kong, mundëson vizitorët nëpër parqe që të kenë një eksepriencë të veçantë falë realitetit të shtuar. Gjatë prezantimit të syzeve inteligjente në kohën e Halloween-it, ky park u bë edhe më i frikshëm. Kien Lee është themelues i kompanisë Pacific Future. “Fantazmat janë kudo, të përzjera me ndërtesat e vërteta.”

Syzet përdoren në parqe në Kinë dhe Malajzi dhe kanë një procesor brenda. Syzet janë të krijuara për moshat nga 12 vjeç e lart si rezultat i peshës së tyre. Syzet e sigurisë me realitet të shtuar nga kompania Goolton me bazë në Pekin mund të përdoren nga polcia për të identifikuar të dyshuarit. Sarah Zheng është me kompaninë Goolton. “Policia mund të skanojë një turmë njerëzish për të gjetur një të kërkuar në bazë të një liste.”

Syzet e pajisura me programe për njohjen e fytyrës,mund të dërgojnë foto ose video, që mund të ndahen me zyrtarët e sigurisë për analiza. Sigurisht që ka shqetësime për privacinë për çdo pajisje me kamera, një prej arsyeve që konsumatorët hodhën poshtë syzet nga kompania Google. Megjithatë, gara vazhdon mes kompanive të vogla apo të mëdha që të tjetërsojnë syzet e rregullta në pajisje inteligjente

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0