Superkompjuteri japonez më i shpejtë në botë - Business Magazine Albania

Superkompjuteri japonez më i shpejtë në botë

Superkompjuteri “Fugaku”, i zhvilluar nga Instituti japonez i Kërkimeve “Riken” në partneritet me kompaninë japoneze të informatikës “Fujitsu”, fitoi çmimin si superkompjuteri më i shpejtë në botë, njoftoi sot instituti. “Fugaku” kryesoi renditjen e fundit në faqen e specializuar Top500, duke hequr nga froni superkompjuterin amerikan “Summit”, i zhvilluar nga “IBM” dhe i instaluar në Laboratorin kombëtar të Fizikës Bërthamore në Oak Ridge, Tenesi.

Shpejtësia e “Fugaku”-t (një tjetër emërtim për malin Fuji, në japonisht) është rreth 2,8 herë më e madhe se e “Summit”-it, ose 415,53 petaflopë kundrejt 148,6 petaflopë. Një petaflop korrespondon me një milion miliardë operacione për sekondë.

Fugaku nuk pritet të vihet 100% në shërbim deri në vitin 2021, por tashmë ka filluar të përdoret në hulumtimet mbi COVID-19, në veçanti duke modeluar mënyrën se si mund të shpërndahen piklat nga frymëmarrja në një zyrë të mbushur me njerëz ose në tren kur dritaret janë të hapura.

Gjithashtu, sipas institutit “Riken”, në plan afatgjatë, pritet që ai të kontribuojë në hulumtimin e barnave të reja, zgjidhjeve të reja energjetike dhe industriale, në simulimin e katastrofave natyrore apo edhe në kërkime themelore mbi universin. Përveç Top500, Fugaku zuri vendin e parë në renditjen Graph500, HPCG dhe HPL-AI – është hera e parë që një superkompjuter është renditur njëkohësisht i pari në këto katër renditje, shtoi Riken.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0