Superheroi i rrjeteve sociale tashmë i ribranduar. Zbulo të rejat më të fundit në Publer - Business Magazine Albania

Superheroi i rrjeteve sociale tashmë i ribranduar. Zbulo të rejat më të fundit në Publer

Publer

Rrjetet sociale janë tepër sfiduese dhe kërkojnë ide pafund e shumë kohë! Postime këtu, postime atje… Frustruese! Apo jo? Të duket sikur nuk mund t’ja dalësh kurrë të krijosh klientelë ndërkombëtare? 

Si për krijimin e një marke, edhe për rritjen e qëndrueshme të saj, duhet kohë, kërkojmë kohë, por nuk kemi kohë. Pikërisht këtë mungesë e plotëson Publer

Me pak fjalë, ke nevojë për një superhero! 

Publer u krijua për të plotësuar fillimisht një boshllëk në procesin e punës me rrjetet sociale të agjensisë së udhëtimeve Kalemi Travel. Ky projekt i thjeshtë prej vitit 2012 rriti prezencën online të agjensisë në Facebook dhe Instagram, duke e kthyer në një nga më të rëndësishmet dhe më të njohurat në rang kombëtar.

Dhe për Ervinin, CEO i Publer, lindi natyrshëm një pyetje:  “Nëse mund të ketë një impakt kaq pozitiv për një biznes, po për mjëra sipërmarrës, pronarë, menaxherë të mediave sociale të punësuar / të pavarur, ekipe marketingu?” 

Lexoni: Publer arrin 100 000 përdorues! Ervin Kalemi ia dedikon arritjen babait të tij.

Publer identifikohet si superheroi i rrjeteve sociale. Për mbi 100,000 përdorues në bord ka qenë shpëtimtari në krijimin e kontentit, planifikimin e axhendës, dhe në zhvillimin e markës online falë dhjetëra veçorive që lehtësojnë përdorimin e rrjeteve sociale. 

Standardet e ardhshme të markës 

Publer është rritur me një transformim të rëndësishëm, por cilësia, origjinaliteti, toni argëtues dhe miqësor, ende janë cilësitë që karakterizojnë personazhin kryesor. Përpjekja për të ruajtur superheroin si simbol të markës që e veçon nga konkurentët ishte vetëm një ndër hapat për të qëndruar autentikë. Siç ka thënë dhe Will Rodgers: 

“Edhe nëse jeni në rrugën e duhur, do të ta kalojnë nëse thjesht qëndron në vend.”

Ndaj, Publer, ka fluturuar në kohë e arritje! 

Prej krijimit dhe skedulimit të postimeve në Facebook, Publer ka shpërndarë fuqinë e tij në Instagram, Twitter, Pinterest, Google My Business, Youtube, TikTok, WordPress dhe së fundmi, në Telegram. Pra, në kuptimin e parë të fjalës, Publer zbaton parimin:  “Një për të gjithë!” 

Çfarë do të shihni? 

Për rifreskimin e markës është menduar një kombinim interesant të nuancave të ngjyrës jeshile dhe blu. Synohet që superheroi të  përfaqësohet nga ngjyrat që ngjallin stabilitet, besim dhe siguri,  pasi këto vlera ai i trasmeton te çdo përdorues. 

Veshjet e reja të superheroit për çdo paketë dhe  kontenti i përditësuar me informacion janë vetëm disa prej elementëve vizuale që garantohet t’ju mirëpresin në platformën e re. 

Çfarë do të përfitoni? 

Qëllim kryesor i Publer ishte shtimi i funksionaliteteve të reja që lehtësojnë punën e përdoruesve të tij si edhe zhvillimi i aplikacionit. Veçori të reja e tepër të rëndësishme në aspektin funksional të platformës. Si një SMM i suksesshëm, Publer do të vazhdojë të lehtësojë punën tuaj online. Konkurenca e vetme do të mbetet kreativiteti në marketing dhe cilësia e produktit / shërbimit tuaj. Disa prej funksionaliteteve që lehtësojnë punën e përdoruesve dhe rrisin performancën e llogarive në platforma të ndryshme online janë:

  • Analizimi i të dhënave

Për të përmirësuar ROI, është e rëndësishme të kesh një analizë të saktë të performancës së postimeve në kohë reale, dhe të informohesh për aktivitetet e klientëve të tu. 

  • Menaxhimi i skuadrave

Krijimi i një hapësire specifike për menaxhimin e anëtarëve të një departamenti ose ekipi, për menaxhimin e punës, arritjen e objektivave, aprovimin ose editimin e postimeve si edhe monitorimi i të dhënave për secilin anëtar. 

  • Link i personalizuar në Bio në Instagram (krijimi i një mini-website)

Një funksionalitet që lehtëson lidhjen e imazheve në llogarinë në Instagram me artikuj ose link të përzgjedhur nga ju. 

  • Ruajtja e imazheve dhe videove në Publer

Automatikisht ruhet çdo foto, video, gif, çdo element që krijoni dhe importoni në bibliotekën e medias së Publer-it. Kjo ndikon në ruajtjen e materialeve dhe organizimin më të mirë të punës. 

  • Shtimi si funksionalitet në shfletuesit e Internetit (browser extensions)

Publer është tashmë një funksionalitet lehtësisht i shtueshëm për çdo shfletues interneti. Mund të postosh tekst, fotot dhe links menjëherë në rrjetet sociale duke përdorur shtesën e shfletuesit. 

  • Aksesi direkt nga kompjuteri juaj, Google Drive, Dropbox, dhe OneDrive 

Një nga lehtësimet më avantazhuese është importimi i çdo elementi prej formave të ndryshme të ruajtjes së kontentit online (drag & drop). 

  • Integrimi i platformave si Canva dhe Vista Create për krijimin apo editimin e postimeve 

Aksesi direkt në krijimin e postimeve nga platformat më gjerësisht të përdorura lehtëson punën në kohë dhe menaxhim të skedulimit të posteve në rrjetet sociale. 

  • Kalendari i rrjeteve sociale për një pamje më të qartë të postimeve dhe menaxhim më të lehtë për të edituar oraret ose vetë postimin

Kalendari ishte një prej funksionaliteteve më të preferuara prej përdoruesve aktualë, ndaj Publer e ka zhvilluar më tepër për ta bërë më të qartë pamjen dhe editimin direkt të postimeve në draft, të skeduluara apo të postuara. 

Lexoni: Ja përse Publer është një hap përpara konkurentëve sot

E shumë funksionalitete të tjera. 

Ajo çka meriton një vëmendje të veçantë, është ndërtimi i një aplikacioneve mobile për përdoruesit e Publerit. Shumë shpejt menaxhimi i rrjeteve sociale, skedulimi dhe kalendari do të jenë të aksesueshëm në çdo moment prej ekranit të telefonit. Pra, nuk do t’ju duhet të merrni laptopin tuaj kudo për të kontrolluar skedulimet dhe postimet tuaja. 

Aplikacioni mobile është vetëm një ndër risitë më të reja që priten të vijnë në Publer!

Dy fjalë të fundit… 

Së shpejti nuk do të ishte e çuditshme që të jetojmë me klikime. Sado absurde të duket, bota po shkon gjithnjë e më shumë drejt dixhitalizimit. 

Rruga e zhvillimit të bizneseve është një: ONLINE! 

Ti skedulo një ditë, dhe Publer poston gjithë muajin! 

Po ti, e ke zgjedhur rrugën e biznesit tënd?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0