Publer arrin 100 000 përdorues! Ervin Kalemi ia dedikon arritjen babait të tij. - Business Magazine Albania

Publer arrin 100 000 përdorues! Ervin Kalemi ia dedikon arritjen babait të tij.

Publer – “Your Social Media Superhero” (Heroi juaj i media-ve sociale), kështu quhet një ndër platformat më të përdorura të momentit e krijuar dhe themeluar nga Ervin Kalemi.

Publer arriti një objektiv gjigand ditën e sotme duke kaluar shifrën e 100 000 përdorues në mbarë botën!

Në një prononcim special për Business Magazine Ervin Kalemi shprehet: “Këtë arritje ia dedikoj babait tim,i cili ndiqte me vëmendje numrin e përdoruesëve të Publer. Edhe pse nuk është më pranë nesh për të më uruar sot, këtë arritje padiskutim ja dedikoj atij.”

Një dedikim prekës që duket se i jep edhe më shumë forcë pasi objektivi i rradhës është vendosur dhe Ervini shprehet se ai është 1 milion përdorues!

“Nëse folësi i Texas Memorial Stadium do të pyeste: “Sa prej jush përdorin Publer?”, i gjithë stadiumi (mbi 100 000 njerëz) do të ngrinin duart.

Nëse do të kishim bërë një ecje në arenë, vetëm do të mund të përuleshim përpara suportuesve shumë më të mëdhenj nga sa kemi kërkuar.

Po! Sapo kaluam objektivin prej 100 000 përdorues!

Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit!

Faleminderit që e bëtë #PublerNation realitet.

Ka ardhur koha të lëvizim drejt një stadiumi më të madh…”, kështu është shprehur Ervin Kalemi në një postim në LinkedIn pas marrjes së lajmit të jashtëzakonshëm. Duket se Publer nuk do të ketë të ndalur, përkundrazi do të vazhdojë rritjen me hapa edhe më të mëdhenj duke e rritur prezencën e tij në të gjithë globin.

Ju rikujtojmë se pak kohë më parë Publer lançoi një veçori të re në platformë siç është mundësia e skedulimit të videove në TikTok. Kjo veçori i shtohet gamës së gjerë të shërbimeve që lehtëson Publer në të gjitha rrjetet sociale, por jo vetëm.

  • Skedulo në të gjitha rrjete sociale
  • Shto link në bio me të gjitha postimet të linkuara
  • Gjej kohën më të përshtatshme për të postuar
  • Shkarko raporte dhe krijo kalendarin tënd të postimeve

Këto dhe shumë veçori të tjera i ofron Publer në një link të vetëm. Kliko për t’u regjistruar në Publer!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0