Ja përse Publer është një hap përpara konkurentëve sot - Business Magazine Albania

Ja përse Publer është një hap përpara konkurentëve sot

Startup-et në Shqipëri janë te shumta dhe per në është krenari të shikojmë se shumë prej tyre janë duke konkuruar me korporata nga e gjithë bota: Kanada, Izrael, ShBa, Britani e Madhe, etc.

Të realizosh një produkt nuk është vështirë. Por, të luftosh për një reputacion pozitiv online, klientë besnikë, dhe një staf që e mbështët produktin, atëherë po – kjo është një sfidë!

Ne jemi në dijeni të shumë produkteve online që janë realizuar nga shqiptar dhe shumica e tyre zgjidhin probleme të përditshmërisë tonë dhe produktivitetit. Disa nga këto produkte konsistojnë në një rankim të mirë në Google (shërbime SEO), menaxhim të punës së bashku me kolegët, menaxhim postimesh të rrjeteve sociale, etj. E pikërisht për këtë të fundit do flasim sot.

Çfarë është Publer?

Publer është një platformë që ndihmon menaxherët e rrjeteve sociale, bizneset e vogla, dhe agjencitë e marketingut të krijojnë dhe skedulojnë postime.

E gjitha nisi si një projekt shkolle (ashtu sic ka nisur dhe Facebook e Snapchat) nga Ervini, një student shqiptar gjatë shkollimit të tij në Teksas.

Kur përmendim postimet, përfshijmë këtu të gjitha platformat gjigande të rrjeteve sociale: Facebook, Instagram, Pinterest, Twitter, Google My Business, YouTube, LinkedIn, dhe së fundmi, WordPress.

Çfarë na bën përshtypje është se përvec angazhimit të përditshëm nëper rrjete sociale (Twitter, LinkedIn, Instagram, etj.), Publer po përmbush çdo ‘premtim’ që ka dhenë në fillim të vitit 2021. Nëpermjet një foto ku tregohet harta e të gjitha shërbimeve që perdoruesit kanë sugjeruar, në shohim se shumë nga këto shërbime janë realizuar dhe për më tepër, me shumë prej tyre po punohet njëkohësisht.

Kjo ndodh sepse stafi i Publer nuk është i vogël: zhvillues, designers, menaxherë të rrjeteve sociale dhe kontentit, etj., të cilët kanë një shpërndarje në Shqiperi dhe Kosovë. Nga burimet tona, stafi i Publer realizon një punë hibride, që ndryshe përkthehet në punë fleksibel mes zyrës dhe shtepisë/remote.

Me anë të një kerkimi në Google, çdokush kupton se Publer ka krijuar një reputacion për brandin e vet dhe gjithashtu, ka fituar cmime nga site të njohura për krahasim platformash. Disa prej tyre janë: G2 (me 95 review nga përdorues të ndryshëm nga bota dhe cmimin ‘High Performer Fall 2021’); TrustPilot; CrozDesk (nga ku është përkrahur me 5 cmime: ‘Leader in Social Media Software Award 2020’, ‘Leader in Social Media Software Award 2017’, ‘Quality Choice Award’, ‘Trusted Vendor Award’, ‘Happiest Users Award’); etj.

Çfarë e diferencon Publer-in nga platformat e tjera?

Shumica e profesionisteve që janë pjesë e indutrisë së marketing, menaxhimit, dhe produktivitetit janë të informuar mbi produktet dixhitale që i ndihmojnë ata të kursejnë kohë dhe analizojnë punën. Përmendim këtu disa prej tyre: Canva, Semrush, Sitechecker, Asana, Calendly, etj.

Një ndër shumë platforma online që ka rekord përdorimi nga persona nga e gjithë bota është pikërisht edhe Publer. 

Publer ka shumë konkurentë. Ja vlen të përmendet se konkurentët me të medhenj janë në nivel korporate me miliona përdorues. Disa nga konkurentët primarë të Publer janë: Hootsuite, Buffer, dhe Later.

Nga një analizë minimaliste në Google, ne kemi zbuluar se Publer ofron disa shërbime që asnjë nga konkurentët e lartpërmendur nuk e ofron.

Përmendim këtu shërbimet më të fundit që quhen Facebook Carousels; Twitter threads (me foto, video, dhe Gif); Instagram Feed Preview; dhe Link in Bio.

Çfarë janë Facebook carousels, si funksionojnë dhe përse Publer është ndër të vetmet platforma që e ofrojnë?

Facebook carousels janë postime në formë karuseli, si dhe nga vetë emri, të cilat të lejojnë të bashkangjisësh disa foto, ku secila prej tyre ka link, titull dhe përshkrim. Ti mund të realizosh një karusel me 10 postime, foto dhe video, ku vendos produkte, shërbime, oferta, review, etj.

Por, Facebook të lejon ti aksesosh ato vetëm nëse ti po realizon një reklamë, pra duhet të paguash në mënyrë që të shperndash një postim të tille.

Ndërkohë, Publer ka lajmëruar të gjithë përdoruesit se ky shërbim, përvecse mundësohet nga platforma, është totalisht falas! Kjo gjë është realizuar nëpërmjet ndërfaqes së programimit të aplikacionit, ose ndryshe ‘API’ së Facebook. Kjo e fundit bën të mundur komunikimin mes një platforme dhe një tjetër.

 

Në ndryshim nga Facebook, Publer e ofron këtë shërbim me fare pak limitim që konsiston në numrin e fotove që suporton, i cili në Facebook është 10 ndërsa në Publer është 5, dhe gjithashtu, ky i fundit nuk pranon video për postimet karusel.

Ky limitim kaq i vogël nuk ka ndikuar aspak në feedback, sepse në fund të fundit, po ofrohet pa asnjë kosto shtesë!

Sipas artikullit ku Publer ka treguar më tepër për ke shërbim ri, kemi shkëputur një paragraf që tregon më së miri disa ide postimesh që mund krijohen me anë karuseleve në Facebook nga çdo biznes i vogël:

  • Tregoni historinë e suksesit biznesit tuaj;
  • Rendisni produktet në ofer/artikujt më fundit;
  • Shpërndani këshilla për një shëndet mirë mendor;
  • Foto para dhe pas (psh receta);
  • Feedback nga përdoruesit; etj.

Si të mos mjaftonte një shërbim kaq madhor, Publer ka deklaruar se përdoruesit mund të bëjnë më tepër se thjesht krijim dhe skedulim të postimeve karusel në Facebook.

  1. Cdo përdorues mund të shohë sesi do duket ky postim përpara se ta skedulojë/postojë. Duke bërë këtë gjë, ata kanë mundesi të rregullojnë çdo gabim drejtshkrimor, të vendosin linket e duhura, ose të sistemojnë fotot për një kombinim më terheqës. Këto gjëra janë të rëndësishme sepse njerëzit kanë nevojë për informacione të shpejta dhe komode për syrin.
  2. Gjithashtu, përdoruesit kanë mundësi të analizojnë performancën e postimeve karusel: klikimet dhe angazhimet (shpërndarje, likes, dhe komente). Kjo gje ndihmon në krijimin e një plani marketingu të suksesshëm për të ardhmen, sepse nëse njerëzit kanë bërë blerje të shërbimeve/produkteve të paraqitura në postimet karusel, atehëre sugjerohet që keto postime të perdoren më shpesh.

Si mund ti përdorim Instagram Feed Preview dhe Link in Bio?

Instagram Feed Preview është një shërbim që të lejon të parashikosh se si do te duket Instagrami juaj përpara se të postoni. Njerëzit janë te apasionuar pas një ambjenti të ngrohtë dhe estetik. Prandaj, Instagrami juaj duhet të jetë një profil që i fton njerëzit të bëhen kurjoz dhe të ndihen komodë.

Publer ju lejon të editoni vendndodhjen e fotove/videove që ju po planifikoni të postoni. Këtë gjë e realizoni mjaft lehtë duke tërhequr me kursor mediat dhe duke krijuar një kombinim fantastik ngjyrash dhe koherencë informacioni.

 

Sigurisht, e gjitha kjo realizohet me anë të një axhende kohore që ju vendosni, psh postoni media çdo ditë në orën 11 në Instagramin tuaj. Publer do të bëje të mundur që çdo foto/video ta skedulojë në orarin e caktuar, në ditët e caktuara (në këtë rast, çdo ditë).

Dhe si të mos mjaftonte kjo, Publer tashmë ofron dhe Link in Bio të cilin ju mund ta perdorni si një Instagram të dytë, por këtu, të gjitha mediat do jenë të klikueshme. Pra, mjafton ti vendosni nga një link secilës media që po skeduloni nëpërmjet Publer, dhe sapo dikush të klikojë linkun në bio, ato do të drejtohen tek një faqe e re e ngjashme me Instagramin tuaj dhe nëse klikojnë në media, atëherë ata do mund te lexojnë artikullin/produktin që ju i keni caktuar.

Sa e lehtë është tashmë të shtosh shitjet apo leximet në dyqan/blog? Shumë e lehtë, e shpejtë, dhe efektive!

Krijoni një link unik për bion e Instagram-it tuaj, shtoni rrjete të tjera sociale, dyqane, etj., dhe më pas, kujdesuni të kuroni çdo postim të ri me linket përkaëse.

Nuk dihet arsyeja përse disa nga konkurentët e Publer nuk i ofrojnë disa nga këto shërbime, por gjithsesi, neve na mbetet ti urojmë shumë suksese me punën në vazhdim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0