Nis aplikimi i subvencionit për kompanitë në fushën e bujqësisë dhe përpunimit, që kanë punonjës me pagë minimale.
Të gjitha kompanitë që paguajnë punonjës me pagë minimale dhe janë pjesë e sektorit të industrisë përpunuese, bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit mund të aplikojnë në portalin “E Albania”, për të përfituar subvencion për kostot e shtuara të kontributeve shoqëore të lidhura me rritjen e pagës minimale, e cila u rrit nga 34 000 lekë në 40 000 lekë. Lajmin e konfirmoi të martën Delina Ibrahimaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Lexo:Pse telefoni yt ngadalësohet? Ja ku e keni përgjigjen
Subjektet përfituese për të marrë subvencionin duhet të plotësojnë disa kriteret. Ato s’duhet të jenë në pronësi të shtetit, s’duhet të jenë subjekte me të vetë punësuar apo në proces falimentimi. Nuk duhet të kenë detyrime ndaj organeve tatimore për sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore. Në rast se kanë borxhe, subjektet që aplikojnë, duhet të vërtetojnë se kanë lidhur marrëveshje përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre. Në rast se kanë gjoba, subjektet duhet të faktojnë se kanë marrëveshje për shlyerjen e tyre.
Subvencionimi do të bëhet për periudhën prill-dhjetor 2023 dhe do të jetë 1674 lekë në muaj për çdo të punësuar me pagë minimale. Fondi total i alokuar do të jetë 452 milionë lekë dhe do të merret nga fondi i kontigjencës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.