Studiuesit izraelitë shpikin maskën që mund të vrasë COVID-19

Studiuesit izraelitë shpikin maskën, që mund të vrasë COVID-19

Studiuesit izraelitë

Studiuesit izraelitë të Universitetit Technion në Haifa së fundi kanë deklaruar se kanë shpikur një maskë, që mund të zhdukë koronavirusin.

Sipas tyre, kjo do të ndodhë nëpërmjet nxehtësisë që do të vijë nëpërmjet një karikuesi telefoni. Studiuesit thonë se procesi zgjat vetëm 30 minuta ndërkohë kanë shtuar se maska nuk duhet të vendoset gjatë kohës që ajo po karikohet. “Procesi i dezinfektimit zgjat rreth 30 minuta dhe përdoruesit nuk duhet ta veshin maskën ndërkohë që po karikohet,” tha profesori Yair Ein-Eli, i cili drejtoi ekipin hulumtues.

Lexoni: Debati mbi përdorimin e maskave

Maska e re ka një portë USB-je, ku lidhet me një burim energjie, i cili nxeh një shtresë të brendshme të fibrave të karbonit deri në 70 gradë celsius, që është mjaftueshme për të vrarë viruset. Ein-Eli tha se maskat njëpërdorimshme, që janë në kërkesë të madhe në të gjithë botën, nuk janë ekonomike për mjedisin.

Maska

“Duhet të jetë shumëpërdorimshe dhe kjo është zgjidhja jonë”, tha ai.  Maska duket si një maskë standarde N95, me një valvul në krye dhe fasha gome, për të qëndruar në kokë.

Hulumtuesit thonë se po diskutojnë për tregtimin e produktit me sektorin privat dhe me shumë gjasa do të shitet me një çmim shtesë prej 1 dollarë në krahasim me maskën normale.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0