Studimi në Gjermani: Të rinjtë janë më të prekurit nga pasojat e COVID-19

Studimi në Gjermani: Të rinjtë janë më të prekurit nga pasojat e COVID-19

COVID-19

Sipas një studimi personat nën 30 vjeç janë prekur më fort financiarisht nga pandemia COVID-19. Po ashtu gratë kanë vuajtur gjatë pandemisë mendërisht më shumë sesa burrat.

Të rinjtë janë goditur më shumë nga ndikimi ekonomik i koronavirusit, thuhet në një studim të Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Barnave (BAH). Më të prekurit janë sipas studimit të rinjtë e moshave 18 deri 29 vjeç. 50% e të anketuarve të këtyre grupmoshave thoshin se si rezultat i pandemisë kishin pësuar humbje të të ardhurave.

Probleme me të ardhurat kanë dhe të rinjtë rreth të 30-tave, 38% e të anketuarve të kësaj moshe thanë se kishin humbje financiare.

Nga ana tjetër studimi arriti në përfundimin se vetëm një pakicë e vogël e të anketuarve në moshë më të vjetër kanë vuajtur ekonomikisht prej pasojave të pandemisë. Vetëm 15% e të anketuarve të moshës mbi 60 vjeç thanë se kishin ndjerë pasoja negative, ndërsa pjesa tjetër njoftoi se nuk kishte përjetuar asnjë ndryshim.

Lexoni: Do të na shpëtojë Gushti përvëlues nga Covid-19?

Në përgjithësi pothuajse një e treta e të anketuarve të të gjitha moshave u shprehën se kishte pasur një efekt të dukshëm në të ardhurat e tyre ose të partnerit. Kurse pjesa tjetër tha se nuk kishin ndjerë ndonjë dallim apo pasojë negative.

Po ashtu sondazhi nxori në pah edhe se ndërsa ata që jetojnë vetëm apo në çifte kishin ndjerë më pak ndonjë rënie të të ardhurave, familjet me tre ose më shumë pjesëtarë i kishin më shumë efektet në kuletën e tyre.

Stresi mendor

Sondazhi zbuloi gjithashtu se gratë kishin ndjerë një efekt më të madh negativ për shëndetin e tyre mendor si rezultat i pandemisë. Gjashtë nga 10 gra në të gjitha grupmoshat thanë se kishin ndjerë stres psikologjik. Ndërkohë që për një gjë të tillë u shprehën vetëm 38% e burrave që morën pjesë në sondazh.

Nivelet e stresit nuk kishin ndonjë lidhje të dukshme me faktin nëse një individ i përkiste një grupi me rrezikshmëri të lartë ndaj koronavirusit, si të moshuarit ose ata me probleme të mëdha shëndetësore.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0