Studimi i ri thotë që mediat sociale ndihmojnë në diagnostikimin e depresionit - Business Magazine Albania

Studimi i ri thotë që mediat sociale ndihmojnë në diagnostikimin e depresionit


Facebook, Twitter dhe Instagrami na krijojnë mundësinë që të ndajmë aspekte të jetës sonë me miqtë, familjen dhe botën. Por çfarë tregojnë ato që postojmë për gjendjen tonë shpirtërore dhe mendore? Studime të reja lënë të kuptohet se ajo që përçojmë është më e rëndësishme nga ç’duket në pamje të parë.

Jetojmë në një kohë ku ndajmë me botën ngjarje të vogla e të mëdha,dhe momentet e përditshme kthehen në kapituj libri të jetës sonë dixhitale.

Lexoni: Studimi i ri zbulon se përdorimi i Facebook ul mirëqenien tuaj

Por mesa duket, informacioni që bëhet publik tregon më shumë për një person nga ç’mund të mendohet, thotë Chris Danforth.

Mendoj se me një pjesë aq të madhe të jetës sonë të pasqyruar në internet dhe me praninë e pashmangshme të celularëve, informacioni që bëjmë publik lidhur me sjelljet dhe mendimet, tregon shumë më tepër për ne nga ç’mund të imagjinohet.

Matematikani Danfroth dhe kolegu i tij Peter Dodds krijuan disa instrumente për të analizuar postimet e personave në Instagram.

Ne zbuluam se fotografitë e njerëzve të diagnostikuar me depresion, ishin në përgjithësi më të errëta, më blu dhe më gri. Nëse kishin përdorur filtra, kishin zgjedhur ato bardhë e zi më shpesh se të tjerat.

Ndryshimet janë të dukshme në disa nga imazhet që analizoi Danforth.

Filtrat gri ose blu, duken më të trishtueshme sesa ngjyrat dinamike.

“Nuk është gjë e re, që njerëzit me depresion e shohin botën në ngjyra më të zymta dhe shpenzojnë më pak kohë në grupe sociale. Por e reja është se këtë mund ta kuptosh nga postimet e tyre në median sociale.”

Profesor Danforth thotë se kjo mund të ndihmojë për të krijuar një aplikacion që njofton mjekun se personi mund të jetë në gjendje jo të mirë emocionale.

“Mendoj se ndoshta, pas 5 -10 vjetësh, nëse studime si ky i yni japin rezultate për grupe më të mëdha njerëzish dhe shtohen, mund të parashikosh që do të vijë një ditë që të ketë një aplikacion, sigurisht kur personat bien dakord t’i ndajnë të dhënat me mjekun, që ai ose ajo ta dijë kur është e nevosjhme që të bëjë një vizitë më herët.”

Lexoni: Komuniteti SPI: “Si të vendosim një balancë midis jetës reale dhe asaj virtuale?”

Profesor Danforth shton se ka shqetësime të mëdha për të dhënat personale dhe se duhen bërë më shumë studime për të zbuluar me sa saktësi mund të diagnostikojnë makineritë gjendjen mendore të njeriut.

burimi: MediaWorld

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0