Një studim i ri tregon se kompanitë e krijuara nga gratë gjenerojnë dy herë më shumë të ardhura për çdo dollar që marrin si investim, krahasuar me ato të krijuara nga burrat.
Pse është kaq e rëndësishme të kesh një themeluese grua? Sepse paguan, fjalë për fjalë!
Sipas një raporti të ri nga Female Founders Fund (një fond investimi që mbështet gratë sipërmarrëse), kompanitë e grave krijojnë më shumë para me më pak investime dhe shpenzojnë më pak para kot. Por, pavarësisht kësaj, gratë marrin ende shumë më pak financim nga investitorët e mëdhenj (venture capital) se burrat.
Vitin e kaluar, startup-et me ekipe plotësisht femra morën vetëm 2.1% të gjithë parave të venture capital. Në vitin 2014, ky numër ishte pak më i lartë: 2.4%. Megjithatë, kompanitë e themeluara nga gratë gjenerojnë 78 centë të ardhura për çdo dollar investim, ndërsa ato të burrave vetëm 31 centë. Gjithashtu, ato shpenzojnë rreth 15% më pak para se mesatarja. Në 2024, startup-et me themeluese gra shpenzonin mesatarisht 270,000 dollarë në muaj, ndërsa startup-et amerikane në përgjithësi shpenzonin 320,000 dollarë në muaj.
Raporti thotë: “Gratë themeluese vazhdojnë të bëjnë më shumë me më pak, krijojnë kompani të dobishme, me impakt të madh dhe me kujdes për paratë.”
Lexo edhe: Cili është kuptimi i gërmës “i” në produktet e Apple
Ka pasur përparim, por ende shumë punë për të bërë
Anu Duggal, themeluesja e Female Founders Fund, thotë se gjërat kanë përmirësuar disi. Në 10 vitet e fundit:
- Përqindja e parave që shkojnë te startup-et me themeluese gra është gati dyfishuar: nga 11.8% në 2014 në 20.6% në 2024 (këtu përfshihen edhe ekipet me gra + burra).
- Numri i grave në pozicione vendimmarrëse në fondet VC u rrit nga 6% në 17%.
- Më shumë se 800 ekipe plotësisht femra morën investime vitin e kaluar (vetëm 479 në 2014).
- Numri i kompanive të grave që shkuan në bursë (IPO) u rrit nga vetëm 2 në 14 gjatë kësaj dekade.
Gratë krijojnë biznese më efikase dhe me më shumë fitim për paratë e investuara, por ende marrin shumë pak mbështetje nga investitorët. Ka përmirësime, por hendeku është ende i madh!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto