Sa miqësore është shoqëria jonë në politikat e familjes dhe barazisë gjinore? Sa miqësore janë kompanitë dhe punonjësit, administrata publike?!
Mund të duket e tepërt të flitet për politika miqësore me familjen, në kushtet kur kompanitë kërkojnë të sigurojnë përfitime sa më të larta, por pandemia ishte një këmbanë alarmi për marrëdhëniet punë-jetë, punë-familje. Sa nga të punësuarit e kanë gjetur veten të zënë në kurthin e punës, dhe filluan të njohin realitete të tjera më tej?!
Një studim i UNFPA dhe Bashkëpunimit Austriak Për Zhvillim, tregon se ka çështje serioze tek të cilat duhet të ndalemi seriozisht për të punuar.
Sipas këtij studimi, vetëm gjysma e bizneseve mendojnë se aplikimi i politikave miqësore me familjen është i rëndësishëm për të gjithë punonjësit. Kjo ndjeshmëri rritet pak më shumë për gratë me fëmijë të vegjël, apo personat me familjarë të sëmurë.
Sipas vrojtimit, 61% e shikojnë të arsyeshëm aplikimin e politikave miqësore për familjen, për gratë me fëmijë të vegjël. 58% e bizneseve i shikojnë të arsyeshme politikat miqësore për familjen, për punonjës me familjarë të sëmurë.
Artikulli u publikua në faqen 20 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.
Shqetësues është fakti që vetëm 21% e bizneseve e shikojnë të arsyeshëm aplikimin e politikave miqësore për familjen, për burrat.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto