Studimet tregojnë si ndryshon personaliteti nga viti ne vit... - Business Magazine Albania

Studimet tregojnë si ndryshon personaliteti nga viti ne vit…

Studimet tregojnë si ndryshon personaliteti nga viti ne vit...

Nëse do ta kishe takuar një shok klase të vjetër të shkollës së mesme në moshën 77-vjeçare, ai do ta kishte të vështirë të të njihte. Dhe jo vetëm për rrudhat dhe flokët e thinjura tiparet tona të personalitetit ndryshojnë rrënjësisht nga adoleshenca në pleqëri, deri në atë pikë sa është e vështirë të identifikohet një qëndrueshmëri gjatë gjithë jetës.

Kjo mbështetet nga studimi më i gjatë mbi këtë temë i kryer deri më tani, i cili analizoi personalitetin e qindra pjesëmarrësve 63 vjet më vonë. Ashtu si qelizat e trupit të njeriut po zëvendësohen vazhdimisht, argumentojnë studiuesit, po ashtu edhe karakteri i dikujt ndryshon rrënjësisht gjatë një periudhe kaq të gjatë kohore.

Gjetja duket se bie ndesh me studimet e mëparshme të cilat kishin vërejtur një qëndrueshmëri të caktuar në personalitetin e dikujt kur u testuan në periudha më të shkurtra, për shembull nga foshnjëria në moshën e mesme ose nga mosha e mesme në pleqëri.
Lexo: 5 dështime konkrete të fushatave të marketingut

Studimi filloi nga një hulumtim i kryer në vitin 1950 mbi 1208 fëmijë skocezë 14-vjeçarë. Më pas mësuesve të tyre iu kërkua të vlerësonin personalitetin e nxënësve të tyre në gjashtë parametra: vetëbesimi, qëndrueshmëria, qëndrueshmëria e humorit, ndërgjegjja, origjinaliteti dhe dëshira për të mësuar. Së bashku, këto tipare kontribuan në një rezultat të përcaktuar në termat e “besueshmërisë”.

Më shumë se 60 vjet më vonë, studiuesit ishin në gjendje të gjurmonin 635 nga pjesëmarrësit origjinalë dhe 174 ranë dakord të ritestoheshin. Këtë herë ishin të afërmit dhe të njohurit që vlerësuan personalitetin e tyre me të njëjtat rregulla por nuk u gjet asnjë koherencë apo qëndrueshmëri kohore as për pikat e vetme të testit, as për atë të përgjithshme të besueshmërisë. Me fjalë të tjera do të kishte qenë shumë e vështirë për të njohur çdo vullnetar thjesht duke lexuar të dhënat e tyre pas 63 vjetësh. focus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0