Studentët po humbasin aftësinë për të marrë pjesë në diskutime në klasë, pasi kanë deleguar mendimin te AI - Business Magazine Albania

Studentët po humbasin aftësinë për të marrë pjesë në diskutime në klasë, pasi kanë deleguar mendimin te AI

Studentët po humbasin aftësinë për të marrë pjesë në diskutime në klasë, pasi kanë deleguar mendimin te AI
Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Studentë nga të gjitha shtresat e shoqërisë po bëhen gjithnjë e më të ngjashëm me njëri-tjetrin, ndërsa po delegojnë procesin e të menduarit te chatbot-et me inteligjencë artificiale. Pasojat tashmë janë të matshme: nxënësit në arsimin fillor po humbasin aftësi njohëse, çka po reflektohet në rënien e rezultateve në provime.

Më e vështirë për t’u matur, por e pamundur për t’u injoruar për këdo që kalon kohë në ambientet shkollore, është ajo që po ndodh në klasat universitare. Studentët, pavarësisht prejardhjes, po shndërrohen në “enë bosh” që përsërisin përgjigjet e prodhuara nga AI, pa u përfshirë realisht në analizë apo reflektim kritik mbi materialin.

Një studente në Universitetin Yale, e identifikuar si Amanda, i tha CNN se proza monotone e ChatGPT po depërton edhe në seminaret e universiteteve elitare. Sipas saj dhe bashkëstudentëve, diskutimet në klasë janë bërë gjithnjë e më të sheshta dhe të parashikueshme, si pasojë e mbështetjes së tepruar tek AI për të strukturuar mendimin.

Lexo edhe: Teenpreneur/ Ajsel, Esli, Skerdilajdi, Dea dhe Klerti, adoleshentët shqiptarë që na bëjnë krenarë!

Gjatë një momenti të sikletshëm heshtjeje në klasë, Amanda vuri re se “dikush po shkruante me shpejtësi në laptop, duke i bërë pyetjen AI-së që profesori sapo kishte drejtuar mbi leximin”.

“Të gjithë tani tingëllojnë njësoj,” tha ajo. “Në vitin tim të parë në universitet, diskutimet ishin shumë më të larmishme. Njerëzit sillnin këndvështrime të ndryshme dhe kontribuonin në mënyra të ndryshme, edhe kur ndërtonin mbi idetë e njëri-tjetrit.”

Amanda nuk është e vetmja që e vëren këtë fenomen. Një tjetër studente, Jessica, përshkruan se fillimi i çdo ore mësimi është kthyer në një “garë” për të përdorur AI-në. “Në fillim të klasës, mund të shohësh pothuajse çdo student duke ngarkuar dokumente PDF në AI,” tha ajo.

Studime të shumta kanë analizuar ndikimin e inteligjencës artificiale në mënyrën si shprehemi dhe arsyetojmë. Një studim i fundit, i publikuar në revistën Trends in Cognitive Sciences, argumenton se modelet e mëdha gjuhësore po zbehin mënyrën si përdoruesit i qasen problemeve, si përdorin gjuhën dhe si arsyetojnë. Autorët theksojnë se, duke përdorur AI për të menduar, ne po zëvendësojmë në heshtje mendimet tona me një produkt të unifikuar – një përzierje e homogjenizuar e të dhënave mbi të cilat është trajnuar modeli.

Morteza Dehghani, profesor i psikologjisë dhe shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe bashkautor i studimit, i tha CNN se implikimet janë “mjaft shqetësuese”.

“Nëse njerëzit humbasin diversitetin njohës apo bien në dembelizëm intelektual, kjo padyshim që do të ketë ndikim të madh në shoqëri,” u shpreh ai.

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0