STARTUP LIFE IN ALBANIA: Spontan Creative Media & Akademi.al - Business Magazine Albania

STARTUP LIFE IN ALBANIA: Spontan Creative Media & Akademi.al

STARTUP LIFE IN ALBANIA: Spontan Creative Media & Akademi.al

“Gjithçka e ka një zgjidhje nëse e duam mjaftueshëm.” Ky është koncepti i Dario Rexhollari. Ai së fundmi ka hartuar një nga lojërat më të bukura në realitetin virtual. Koha vrapon me hapa të shpejtë për ti lënë vendin teknologjisë e cila na ka vërtetuar që bën çdo gjë të bukur ashtu siç ndodh në realitetin virtual.
DARIO REXHOLLARI – Spontan Creative Media operon në Shqipëri prej pesë vitesh. Qysh në hapat e saj të parë, qëllimi i saj ka qenë të punojë me biznese të mesme ose të mëdha, jo vetëm në vend por edhe jashtë kufijve. Ndryshe nga agjensitë e tjera kreative, Spontan Creative Media ka operuar gjithmonë me frymën e startup-it, thënë ndryshe, krijon produkte brenda kompanisë të cilat ecin si etnitete të pavarura dhe që administrohet nga një anëtar i grupit.

Aktualisht ne po investojmë fuqishëm tek realiteti virtual dhe të bëhemi gati për të ardhmen. Ne po krijojmë një lojë që quhet billionaires show. Kemi bërë një studim të imtësishëm të tregut, për të kuptuar çfarë lojrash ekzistojnë, çfarë nuk janë krijuar akoma, çfarë kërkon tregu dhe kështu më rrallë. Shumë individë që ne kemi pyetur, donin të ishin pjesë e një reality show dhe nuk kanë qenë kurrë. Në realitetin virtual ne po krijojmë një realitet ku mund të marrin pjesë të gjithë. Loja ka tipare edukuese dhe informuese, kush vjen aty, përveç argëtimit do të marrë edhe dije. Pyetjet janë nga të gjitha fushat e jetës. Ky realitet mund të aksesohet nga Playstation VR, nga Steam VR dhe nga shumë platforma të tjera.

Ne kemi krijuar një ambjet 3D virtual, i cili është identik siç do të ishte një studio reale, pra ke një host, ke një publik që të mbështet në çdo përgjigje që ti jep dhe kështu çdo përdorues merr një eksperiencë të veçantë.

STARTUP LIFE IN ALBANIA: Spontan Creative Media & Akademi.al | EPISODI 8

Gjej rastin dhe mundësinë të falenderoj Ministrinë e Sipërmarrjes për besimin dhe mbështetjen që na dha. Loja është bërë gati. Grupin e kemi krijuar, kemi bërë shumë intervista për të gjetur njerëzit e duhur për ketë projekt. Ne jemi në fazën e testimit dhe presim ta lançojmë nga fundi i tetorit.

Loja do të ketë një tarifë për ta blerë, si çdo lojë tjetër. Pastaj, në momentin që përdoruesi fiton lojën ai ka të drejtë të promovojë edhe veten ose biznesin e tij brenda lojës, duke u bërë sponsor, sepse aty përdoruesit gjenerojnë Coin-sa të cilat mund t’i konvertojnë brenda lojës. Brenda lojës është një freepass kur përdoruesi mund të promovojë veten, profilin e tij, por edhe biznesin e tij. Pra, përveç se tu japim përdoruesve argëtim dhe dije, ne duam t’i angazhojmë duke i bërë  ata sponsora të lojës.

Praktikisht janë tridhjetë pyetje që kërkojnë përgjigje, dhe përdoruesi ka katër ndihma që mund t’i përdorë. Kjo lojë është e gjitha anglisht, por një pjesë e madhe janë pyetje që përfshijnë Shqipërinë. Loja do të lançohet në nivel global. Sipas statistikave tona, në Shqipëri ka pak persona që kanë mjetet që kjo lojë kërkon, por kjo është një lojë që synon tregun makro dhe ne duam ta shesim në Amerikë, Europë apo Australi.

STARTUP LIFE IN ALBANIA: Spontan Creative Media & Akademi.al | EPISODI 8

Spontan Creative Media nuk do të na ndalojë vetëm në këtë lojë, ne kemi planifikuar dhe dy lojra të tjera, por që këto do vijnë gradualisht. Për ta mbyllur, doja të thoja që nëse 2010-ta na gjeti jo gati për fushën e aplikacioneve, ku kishte pafund investime, 2030 do të na gjejë gati, dhe Spontan Creative Media për këtë po punon, që e ardhmja të na gjejë gati.

IRENA MATRAKU – Akademi.al është  themeluar në shtator të vitit 2019 paçka se hovin e saj e mori gjatë pandemisë ku u bë i detyrueshëm mësimi online. Kjo platformë ofron kurse për profesionistët e lirë, për ata që duan të mësojnë një aftësi më shumë. E veçanta e platformës është se, është tërësisht në shqip. Në kemi zhvilluar mbi njëzetëmijë video mësimore.

Në këtë platformë, çdo student parauniversitar, mund të futet, të ketë profilin e tij, të shikojë një video mësimore, një prezantim për një mësim të caktuar duke e kategorizuar sipas lëndës ose sipas klasës. Çdo akses në Akademi.al është se aty nxënësit mund të marrin njohuri shtesë, dhe mund të superojnë problemet që hasin gjatë mësimit në shkolla. Aksesimi është shumë i thjeshtë, mjafton të kërkosh Akamemi.al, por gjithashtu mund të shkarkojnë edhe aplikacionin tonë si në appstore, ashtu edhe në playstore.

Deri tani ne kemi rreth pesëqindmijë të regjistruar, të cilët janë nxënës, prindër dhe mësues. Ne shohim se ka rikthime të nxënësve në platformë, sidomos në fund të simestrave kur ata kanë provime, por natyrisht edhe nga maturantët të cilët kanë nevojë për konsultime shtesë.

STARTUP LIFE IN ALBANIA: Spontan Creative Media & Akademi.al | EPISODI 8

Ne po nxjerrim një shërbim të ri i cili nuk targeton më sistemin arsimor parauniversitar, por është një shërbim i ri i cili do të jetë enkas për organizata, për bizneset dhe për korporatat. Ky shërbim ka të bëjë me trajnimin e punonjësve në çdo organizatë të re. Me këtë shërbim ne duam tu vijmë në ndihmë profesionistëve që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre. Për shembull, nëse një organizatë rekruton disa punonjës të rinj, për disa role të caktuara, pavarësisht eksperiencës që sjellin me vete këta punonjës do të kenë nevojë për një trajnim të caktuar për të përmbushur më mirë rolin dhe detyrat që ata kanë.

Për këtë arsye trajnimi mund të bëhet edhe fizikisht, por një gjë shumë e mirë që platforma do e lejojë së shpejti është që këto trajnime të punonjësve të rinj apo të atyre që kërkojnë të shtojnë aftësitë e tyre profesionale. Ne jemi gjithashtu në kontakte me disa organizata, korporata dhe institucione të ndryshme të cilat duan ta implementojnë këtë lloj shërbimi të ri edhe në oraganizatat e tyre sapo të jetë gati.

Përpos tregut që ne krijuam shpresojmë shumë të kemi dhe një pjesë tjetër në tregun e trajnimeve për profesione të ndryshme profesionale brenda bizneseve apo organizatave të tjera. Shpresojmë shumë edhe që të kemi partnerë të mirë në këtë nismë pasi do të ishte për të mirën e të gjithë komunitetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0