Startup life Albania, Episodi 4 me frymë inovative - Business Magazine Albania

Startup life Albania, Episodi 4 me frymë inovative

Frut’za aplikacioni që bashkon produktin me teknologjinë. Nga pasioni për frutat lindi një startup i mirfilltë. Çdo gjë nisi si një eksperiment para një viti, por ekipi është rritur dhe sot flasim për një biznes. Vizioni i Frut’Za-s është të ndërtojë një background ndërkombëtar për të cilin vijon të punohet çdo ditë.

Genti Zotaj. Frut’za nisi si eksperiment para një viti kur patëm dhe një prezantim, që atëherë ekipi i saj është rritur. Dhe ekipi vetë e ngriti dhe e zhvilloi këtë produkt, kjo ishte edhe si një formë stimulimi për të. Paçka se nuk ka një emër anglisht, Frut’za është një emër ndërkombëtar sepse kur ti thua Frut’za e di që është një emër që ka të bëjë me frutat.

Qëllimi i Frut’za është që të jetë një platformë abonimi dhe jo thjesht një shpërndarës frutash.Kështu me këtë model abonimi, shërbimi i ri i Frut’za do të jetë kafe me kapsulë. Po kështu, shërbim tjetër do të jetë ushqimi i kafshëve.

Nëse ke një qen ose mace, ti e di çfarë të duhet për një javë ose për një muaj, mund të bësh abonimin tek Frut’za dhe ne të garantojmë se porosia të vjen çdo javë ose çdo muaj porosia me një çmim fiks. Një gjë që e besoj fort është se ne mund të jemi më të mirët dhe më të lirët në treg.

Ndiqe Viden: Startup life Albania 4

Qëllimi i Frut’zas është që klienti të marrë gjithmonë më të mirën. Frut’za u vjen në ndihmë aty njerëzve që nuk kanë kohë. Njerëzit që kanë kohë me tepricë nuk do të jenë klientë Frut’za, ata do shkojnë tek tregu dhe do të humbasin kohën e tyre atje. Dyqanet zakonisht kufizohen nga sa njerëz kalojnë në rrugën ku dyqani ndodhet, ndërsa Frut’za me anë të teknologjisë, nuk ka limite.

Ne do të kemi një platformë që është e aftë tu shërbejë miliona njerëzve në kohë reale dhe ky është qëllimi madhor i platformës. Sfida jonë është si të lidhim bashkë tregun (që ja kemi dalë), klientin (që po ja dalim) dhe postën (që do t’ia dalim). Frut’za ka lindur për tre-pesë vitet e ardhme. Nuk është se ne presim fitim që në vitin e parë. Në e kemi nisur me fruta, por kjo është një platfomë që brenda një jave mund të krijosh një brand të ri dhe në zemër të saj ka abonimin.

Platfoma dhe veprimet janë dhe do të jenë gjithmonë të njëjta, por brandet janë ato që mund të ndryshojnë.

Patrik Zotaj. –Meqënëse ne fillimisht jemi një kompani teknologjike, e rëndësishmja e dashboard-it është se është tërë kohën e lidhur me sistemin tonë dhe të dhënat janë në realtime. Sa herë kemi një klient të ri, një shipping të ri, në sekondin që ajo ndodh, në sekond njoftohemi edhe ne.

Përveç kësaj ne mund të shikojmë edhe trendet; kush është produkti më i shitur, kush është produkti që ka më shumë rëndësi për klientet, cili është produkti më pak i kërkuar dhe çfarë duhet ta bëjmë për ta përmirësuar. Në dashboard ne shikojmë numrin e klientëve, numrin i porosive që janë të ndara në tre grupe, në frutat e stinës, frutat e thata dhe frutat ekzotike.

Xhoana Kristo gjithçka e nisi si një rrugëtim të një profesioni që ajo e do shumë, arkitektura. Por njohuritë nëse nuk përcillen, nuk mund të quhen të tilla. Ndaj ajo ndërmori nismën për të përcjellë arkitekturën te fëmijët, të rriturit, deri tek të moshuarit.

“Mëso arkitekturën duke luajtur”, quhet projekti investim i saj. Ky projekt shumë shpejt mori mbështetje dhe nga viti në vit po rritet në mënyrë të përshpejtuar. Xhoana ka besim se ky projekt do të marrë përmasa ndërkombëtare.

Ndiqe videon : Startup Life Albania 4

Xhoana Kristo. – Ky projekt nisi në 2018-n si një ide e hedhur në auditor për të përçuar vlerat e arkitekturës dhe trashëgimisë kulturore, jo vetëm tek studentët, por edhe tek fëmijët dhe tek të gjitha grupmoshat në fakt. Protopiti i parë i këtij projekti u konkretizua dhe u mbështet financiarisht nga Bashkia e Tiranës. Sot kemi dhe mbështetjen e Ministrisë së Sipërmarrjes për të nxjerrë prototipin në treg dhe për të krijuar lojën e dytë që lidhet me qytetin e Shkodrës.

Startupi është në proçesin ku e ka kaluar lojën e parë dhe është në gjenerimin e gjithë produktit parapërgatitës të lojës së dytë. Njëkohësisht është duke u punuar për ngritjen e aplikacionit dhe website. Natyrisht për to janë krijuar demo të cilat janë në proçes ngritjeje. Plani jonë është ta bëjmë pjesë të tregut duke e përhapur në të gjitha pikat e shitjeve që lidhen me dyqanet e lodrave dhe libraritë. Synimi jonë është që ky produkt të bëhet pjesë edhe e auditoreve. Loja bazohet në pesëdhjetë karta, ku çdo karta ta të spampuar një objekt.

Të gjitha objektet janë përzgjedhur me kujdes për të përçuar të gjitha vlerat historike të Tiranës. Loja mund të luhet nga fëmijë nga mosha shtatë deri në trembëdhjetë vjeç. Kjo lojë zhvillohet në grup. Një grup mund të përbëhet nga tre deri në dhjetë përsona. Njëri prej këtyre anëtarëve zgjidhet dhe quhet kryetari i qytetit.

Ai ka të drejtë të tregojë karta nga ana e imazheve dhe të pyes të tjerët se çfarë dinë për objektin e treguar në foto. Natyrisht nga ana e pasme e imazhit janë shënuar të gjitha të dhënat lidhur me objektin e stampuar. Personi që e njohu objektin fiton plus një pikë.

Në fund, kush ka më shumë pikë quhet fituesi. Në këtë mënyrë ne tregojmë vlerën që ka arkitektura dhe ndërtesat në qytet, si dhe për të nxitur dëshirën lidhur me fushat si arkitektura, inxhinieria dhe për të dëshmuar se trashëgimia kulturore gjeneron një histori të tërë për qytetet.

Për të gjithë ata që duan të na ndjekin në aktivitet tona, mund të njihen me informacionet që ne postojmë në rrjetet sociale. Ata mund të na ndjekin tek Archigames.stm.
Ky projekt është përhapur në formën e prototipit edhe në qytete te tjera si; Athina, Prishtina, Shkupit dhe te Bratislaves.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0