Startup-i nga Shqipëria që ‘luan’ ndërkombëtarisht! (VIDEO) - Business Magazine Albania

Startup-i nga Shqipëria që ‘luan’ ndërkombëtarisht! (VIDEO)


Gerti Boshnjaku

Një lëvizje Crowdfunding nga një Startup shqiptar më tërhoqi vëmendjen teksa po flitej shumë online dhe rrjete sociale nga miq dhe kolegë të apasionuar pas teknologjisë të cilët po e sugjeronin. Crowdfunding si term e kisha lexuar nisur nga kureshtja në portale ndërkombetare të biznesit dhe teknologjisë, por rrallë herë kisha hasur një rast konkret. Për më tepër shqiptar…!

Dentem – Dental Care Revolution 

“Emri Dentem më solli në mendje djemtë që kisha takuar  para rreth 2 muajve në ambientet e Yunus Albania dhe diskutimin me ta për platformën që do të ndihmonte Dentistët dhe Pacientët të kishin kartela të ruajtura në formë elektronike, ku mund të shikonin historikun e vizitave, të caktonin takim me dentistin apo dhe të zgjidhnin nga baza e të dhënave se tek cili dentist dëshironin të shkonin. Interesante!

Ideja ishte brilante, por platforma e tyre nuk ishte veç një ide. Me entuziazmin e tyre, ata kishin ndjekur me përpikmëri planin e tyre të biznesit dhe kishin asokohe aktive platformën në web dhe flisnin se po punonin për lançimin e Aplikacionit në Apple Store dhe në Playstore”.

Dhe ja ku jemi sot!

Dentem po vepron shpejt dhe me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjatë takimit të djeshëm me Alen Saqe, (Team Leader i projektit) mu duk sikur po flisja me një sipërmarrës nga Silicon Valley. Ai fliste rrjedhshëm, qartë edhe i sigurtë, duke përshkruar pjesëza të projektit për të cilat e pyesja dhe hapat e ndërmarra të biznesit të ri. Ishte pikërisht ai ritëm i bisedës i cili dukej sikur pasqyronte ritmin e punës me të cilin ekipi kishte avancuar për të ofertuar në një treg ndërkombetar një platformë inovative në një kohë kaq të shkurtër.

Më poshtë është shprehur grafikisht rrjedha kohore e veprimeve (Timeline) ku mund të shihet se ky ekip ecën me ritëm fantastik.

Mënyra e tyre e të vepruarit nuk është aspak në kornizat e një biznesi shqiptar, ku shikohen më shumë pengesat dhe jo mundësitë. Ata po përpiqen të luajnë ndërkombëtarisht, dhe kjo reflektohet edhe në përqasjen e tyre drejt të qënit sipërmarrës.  Pa u zgjatur shumë me fjalë, ata kanë ecur duke vepruar në mënyrë mbresëlënëse për ta testuar prototipin, për të ndërtuar produktin, për ta bërë të disponueshëm në formatet e përshtatshme, për ta hedhur në treg, për të gjeneruar kërkesë për të dhe për ta promovuar atë në nivel ndërkombëtar duke fituar përkrahjen dhe partneritete të rëndësishme me aktorë influences, mbështetës dhe me personalitet në këtë fushë.

2015

Duke i hedhur një sy linkut https://www.indiegogo.com/projects/dentem-dental-care-revolution#/story ku është e mundur dhënia e kontributeve nga individë nga gjithë bota, deri më sot (dt. 14 Gusht 2015, ora 13:00), shuma e gjeneruar nga zgjedhja e tyre për CrowdFunding është 3400 dollare. Kjo shumë përbën rreth 14% të objektivit final prej 25 000 dollarë dhe është realizuar në vetëm 3 ditë nga 40 ditë që është koha që i jepet në dispozicion projektit nga Indiegogo.

2015 - 2016

Ftoj gjithkënd të japë mbështetjen e tij në çdo lloj vlere apo mënyre për Dentem dhe ekipin realizes të të rinjve të talentuar.

Përse ti mbështesim?

  1. Bëjmë të mundur suksesin e një startup-i shqiptar në një treg ndërkombëtar
  2. Mbështesim një model biznesi të ri për vendin tonë dhe të “papërlyer”
  3. Është një shembull për shumë inovacione të tjera, të cilat të mos mbeten në sirtar në nivel ideje
  4. Promovohet edhe Shqipëria si një vend ku nuk mungojnë talentet në fushën e teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Dhe mund të rradhis dhe shumë të tjera…por mjaft me fjalët!

Kontribuo dhe ti.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0