Startup-et më të mëdha të Evropës po ndajnë më shumë kapital për punonjësit për të arritur nivelin e pasurisë së Silicon Valley - Business Magazine Albania

Startup-et më të mëdha të Evropës po ndajnë më shumë kapital për punonjësit për të arritur nivelin e pasurisë së Silicon Valley

kapital

Për dekada të tëra, startup-et e teknologjisë në Silicon Valley kanë shpërblyer punonjësit e tyre me grante aksionesh dhe opsione aksionesh.

Opsionet e aksioneve janë kur një kompani u ofron punonjësve të saj një numër të caktuar të aksioneve për një çmim të caktuar, të cilat mund të shiten dhe blihen përpara një date të caktuar.

Punonjësit e hershëm të Uber, Snap dhe Slack ishin të parët në radhë duke përfituar kur kompanitë e tyre u bënë publike. Në fillim të nëntorit, kompania Expensify u kthye në publike duke bërë që 40% e punonjësve të saj të ktheheshin në milionerë.

Kjo kulturë e shpërblimit të bazuar në aksione është më e rrallë në mesin e startupeve evropiane, por  gradualisht duket se kjo gjë po fillon të ndryshojë.

Një studim nga firma Index Ventures ka treguar se kapitali i rezervuar për stafin në startup-et europiane, për herë të parë po i afrohet niveleve të SHBA-së.

Studimi zbuloi se startup-et europiane në çdo fazë të rritjes kanë ndarë një pjesë më të madhe të kapitalit për punonjësit gjatë pesë viteve të fundit.

Lexoni: AlbaniaTech, 100 ditët e para të platformës së startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri

Startup-et europiane tani ndajnë ndërmjet 15% dhe 17% të kapitalit për punonjësit në Serinë D, duke iu afruar 20% deri në 23% që ndajnë startup-et në SHBA.

“Në Evropë, nuk kishte shumë kompani teknologjike të suksesshme dhe punonjës, të cilët mund të fitonin para nga aksionet e këtyre kompanive, kështu që njerëzit nuk e konsideronin seriozisht këtë opsion”, tha Martin Mignot, një investitor në Index.

“Rrjedha e kapitalit e ka bërë tregun më konkurrues, kështu që pronësia e punonjësve është tani një hap i rëndësishëm në tërheqjen e talenteve larg pagave të korporatave, ndërsa punonjësit e teknologjisë kanë fituar më tepër njohuri mbi këtë mundësi, pasi kanë parë bashkëmoshatarët e tyre në Deliveroo dhe Wise të pasurohen nëpërmjet kësaj metode”, shtoi Mignot.

Pavarësisht trajektores në rritje, grupet evropiane janë ende mesatarisht 3 pikë përqindje më të vogla se ato në SHBA. Punonjësit në role teknike dhe drejtuesit me përvojë në të gjitha funksionet e kompanive të tyre, kanë përfituar më shumë.

Index Ventures ka vënë në dukje politikat e ndryshueshme tatimore në Evropë si një arsye pse rajoni ka mbetur prapa SHBA-së. Politikëbërësit kanë ende një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe nxitjen e pronësisë së punonjësve.

/Business Insider 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0