Starbucks vendos të mbyllë 8,000 dyqane për gjysëm dite për të trajnuar stafin e tij - Business Magazine Albania

Starbucks vendos të mbyllë 8,000 dyqane për gjysëm dite për të trajnuar stafin e tij


Starbucks deklaroi të martën se do të mbyllë më shumë se 8,000 dyqane në SHBA për disa orë muajin e ardhshëm për t’i dhënë punonjësve trajnime kundër paragjykimeve racore pasi gjigandi i kafesë duhet të mbajë pasojat që rrjedhin nga arrestimi këtë fundjavë i dy meshkujve me ngjyrë të zezë, ndërsa prisnin në një kafe në Philadelphia.

Kompania tha se do të sigurojë trajnimin për të parandaluar diskriminimin racor për 175,000 punonjës në të gjithë Shtetet e Bashkuara në pasditen e 29 majit dhe do të vazhdojë trajnimin për të gjithë punonjësit e ardhshëm. Kurrikula do të zhvillohet në konsultim me një numër organizatash dhe figurash të shquara afrikano-amerikane, përfshirë Bryan Stevenson, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Iniciativës për Barazi; Sherrilyn Ifill, presidente dhe këshilltare e NAACP Legal Defense and Education Fund; dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Eric Holder.

Dy meshkujve në qendër të incidentit ishin duke pritur brenda Starbucks për një mikun e tyre me ngjyrë të bardhë të Enjten, por nuk porositën asgjë. Më pas atyre ju kërkuan të largoheshin. U thirr policia dhe i arrestoi. Në një video të postuar në Twitter, klientë të tjerë u ankuan pasi dy meshkujt sipas tyre nuk kishin bërë asgjë të gabuar. Arrestimet nxitën protesta dhe thirrje për të bojkotuar Starbucks.

CEO i Starbucks, Kevin Johnson ka kërkuar ndjesë për incidentin. Johnson tha për incidentin në një video të postuar të Dielën, “Kjo nuk është ajo që ne jemi dhe ajo që ne do të jemi. Ne do të mësojmë nga kjo dhe do të bëhemi më të mirë.“Ai madje i ka takuar që nga incidenti të dy personat.

Ditët e fundit i kam kaluar në Philadelphia me ekipin tim udhëheqës duke dëgjuar komunitetin, duke mësuar se çfarë kemi bërë keq dhe hapat që duhet të ndërmarrim për ta rregulluar,” tha Johnson në një deklaratë të martën. “Edhe pse kjo nuk është një çështje e kufizuar në Starbucks, ne jemi të përkushtuar për të qenë pjesë e zgjidhjes. Mbyllja e dyqaneve tona për trajnimin kundër paragjykimeve racore është vetëm një hap drejt udhëtimit final.”

Trajnimi synon të vendosë theksin tek parandalimi i diskriminimit racor dhe të sigurojë që stafi t’i bëjë të gjithë në dyqanet Starbucks të ndihen të sigurtë dhe të mirëpritur. Kompania do t’i vendosë materialet e trajnimit në dispozicion edhe të kompanive të tjera.

burimi: fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0