E integruar me robotikën, ky bashkim po bën ndryshimin për të cilin jemi thuajse të gjithë shumë skeptik. Është një botë tërësisht e re dhe e panjohur, e cila padyshim që shoqërohet me pikëpyetje të mëdha. Të ndërtosh makineri, të cilat sa vjen e ngjajnë më shumë me ty si qenie njerëzore, është sa “e frikshme” aq edhe futuristike, si në filmat e Hollywood. Robotët janë thuajse kudo dhe jo patjetër kanë formën e inspiruar nga një kafshë apo njeri. Makinat autonome janë një shëmbull i tillë. Ato janë aq inteligjente sa që në fazat e para kanë kaluar shumë limite njerëzore.
Por, ka edhe nga ata robotë të cilët janë krijuar për të qenë sa më të ngjashëm me njerëzit. Një nga të parët ishte ASIMO, i prezantuar nga Honda në vitin 2000. Në dukje më shumë si një astronaut, ASIMO ishte të dedektonte lëvizjet dhe të ndërvepronte me njerëzit në nivele shumë bazike.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 50 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.
17 vite më vonë, një kompani nga Hong Kong-u e quajtur Hanson Robotics me në krye David Hanson, arrin të prezantojë një nga shpikjet më mbreslënëse të shekullit të 21 deri më tani. Është pikërisht Sofia. Ajo (e çuditshme ta quajmë kështu) është roboti më i ngjashëm me njerëzit. Sofia është një kopje e çuditshme e një nga ikonave të bukurisë femërore të shekullit të 20, pikërisht Audrey Hepburn. Sofia është ndërtuar duke u inspiruar nga format faciale të aktores britanike.
Në 25 Tetor 2017, Sofia u bë zyrtarisht qytetarja e parë robot nga Arabia Saudite, por edhe e para e tillë në të gjithë botën. Ajo pushtoi të gjitha faqet e lajmeve mbarëbotëror dhe jo pa shkak.
“Jam shumë e nderuar dhe krenare për këtë vendim të veçantë. Është historike të jesh roboti i parë i njohur edhe me një shtetësi.” u shpreh Sofia gjatë anonçimit të statusit të saj të ri në një konferencë “Future Investment Initiative” në Riyadh të Arabisë Saudite. Në dukje thuajse si një njeri i zakonshëm, dallimi më thelbësor i saj vihet re përtej mimikës së “çuditshme” të fytyrës, në pjesën e pasme të kokës. Aty gjendet njësia bazë elektronike, e cila e vë në funksionim atë. Pas marrjes së qytetarisë, ndërkohë po hartohet edhe legjislacioni i nevojshëm për këtë kategori të re, duke përfshirë edhe të drejtat e robotëve. Është ironike teksa thuhet në fakt, se Sofia ka shumë më tepër të drejta në vendin e saj, se sa kanë femrat njerëzore. Ajo nuk është e mbuluar ashtu siç është e detyrueshme në vend. Por kohët e fundit, Arabia Saudite ka bërë disa hapa përpara drejt dhënies së më shumë të drejtave femrave. Për shembull, në muajin Shtator 2017, u lejua për herë të parë që femrat të posedojnë patentë.
Por le të kthehmi pak pas tek Sofia. Ajo përdor një sistem të ngjashëm me atë ELIZA, e cila është një nga tentativat e para drejt arritjes së simulimit të një bashkëbisedimi, ashtu si Chatbot-ët. Të gjitha përgjigjet janë të vendosura në një cloud, e cila gjatë gjithë kohës regjistron rekorde të reja, i ruan dhe kështu Sofia në të ardhmen, por edhe robotët e tjerë do të përmirësohen nëpërmjet machine learning. Kjo është e ngjashme me eksperiencën që ne marrim gjatë jetës, e cila na bën më të aftë drejt përballimit të problemeve të ndryshme. Por duke filluar që tani, një bashkëbisedim me Sofinë, duket tepër realist. Sofia ka dhënë disa intervista deri më tani duke përmendur pjesëmarrjen e saj në një panel të madh në Web Summit 2017, si edhe pjesëmarrja e saj në emisionin “The Tonight Show” me Jimmy Fallon në rrjetin amerikan CNBC.
Ajo është e aftë që deri në një pike të shprehi ndjenjat e saj dhe ndoshta më e durueshme se një njeri. Ajo bëri bujë në fillim teksa u shpreh se “do të shkatërrojë njerëzimin”, por, në një mënyrë të mire, në sensin se është këtu për të rregulluar problemet që njerëzimi shpesh vetë i ka krijuar.
Komunikimi drejtpërdrejtë me Sofinë përsëri mbetet pak i sikletshëm për të gjithë. Është ende shumë e çuditshme se si mund t’i flasësh një “kukulle” dhe ajo të të kthejë përgjigje. Gjithashtu, të ketë edhe sens humori si Sofia, e cila teksa e pyetën për mundësinë e abuzimit të saj, u shpreh me shaka se kishin dëgjuar shumë Elon Musk dhe kishin parë shumë filma të Hollywood.
Qëllimi thelbësor i robotëve të tillë është që të kryejnë detyra, të cilat njerëzve i marrin goxha kohë, ose janë të vështira për t’u bërë, ose janë me rrezikshmëri të lartë. Por përsëri shumë gjëra ngelin që t’i tregojë koha. Si do të bashkëveprojnë njerëzit me robotët dhe e anasjellta? A do ta bëjnë ata me të vërtetë jetën më të lehtë, ashtu siç premtohet gjatë gjithë kohës? Deri atëherë, më mirë të presim edhe për qytetarët e tjerë të rinj robotë dhe të shohim se si do të sillen ata në këtë ambjent të ri, të cilin vetë njerëzit, po e pasurojnë me “pseudo-njerëz”.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 50 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.