Social media, dora e biznesit - Business Magazine Albania

Social media, dora e biznesit



*Shkruar nga Blerina Demiri

Të qenit online sot është gjendja më konstante në të cilën mund të ndodhemi, jo vetëm si persona por edhe si biznese. Interneti, kryefjala e këtij shekulli, është komponenti kryesor që na mundëson të jemi aktivë dhe gjithmonë në të njëjtin hap me kohën. Ai bën lidhjen e miliona kompjuterëve, duke mundësuar komunikimin e miliarda njerëzve për ta mbërthyer në një rrjet të vetëm të gjithë globin. 

Lexoni: 10 ligjet e marketingut në median sociale

Që në hapat e parë të shfaqjes së internetit në jetët tona, është parë ndikimi i tij masiv duke ndryshuar në mënyrë drastike mënyrën se si njerëzimi jeton, vepron apo punon sot. Jo vetëm kaq, interneti sot është rruga më e lehtë dhe efikase për të arritur majën e karrierës që çdokush ëndërron.

Disa analiza të bëra kanë çuar drejt përfundimit se kur flasim për një ditë të zakonshme, përdoruesit e internetit në mbarë botën: marrin informacion të mjaftueshëm sa për të mbushur rreth 168 milionë DVD; dërgojnë rreth 294 milionë mesazhe elektronike; postojnë rreth 2 milionë postime blogjesh – gjë që përmban informacione të bollshme sa për ta mbushur një revistë për 770 milionë vite!

E kur flasim për një komunikim kaq masiv, është e pamundur të qëndrosh i paprekur nga dëshira për të qenë pjesë e këtij zinxhiri ku është i lidhur i gjithë njerëzimi.

Termi më i përafërt që mund të përmendet sa herë që bëhet fjalë për internetin janë rrjetet sociale. Ato që paraqesin të tashmen dhe të ardhmen e komunikimit. Në një krahasim kohor, brenda të cilit do ktheheshim disa vite mbrapa kur çdo shkronjë, fjalë, tekst apo fotografi dërgohej në shtëpitë tuaja brenda jo më pak se një jave, sot flasim lirshëm për një transferim të dhënash, postim fotografish, dërgim tekstesh në kohë rekord, me vetëm një klikim.

E kush më shumë se bizneset do i kënaqej kësaj arritjeje?

Duke u nisur nga fakti që këto rrjete sot janë burimi kryesor i informacionit, i cili mund të shpërndahet, kërkohet, promovohet, mund të themi se bizneset janë më afër se kurrë me konsumatorin.

Lexoni: Social Media Marketing Ι A po shkojmë në drejtimin e duhur?

Një ndër shërbimet më me vlerë që ofrojnë rrjetet sociale është vetë promovimi, i cili pa asnjë kosto të caktuar bën atë që quhet social media marketing. Me fjalë të tjera, social media marketing mund të etiketohet si proces i cili merret me rritjen e vizitueshmërisë së faqes nëpërmjet promovimit nga rrjetet sociale dhe e kundërta, rritjen e promovimit nëpërmjet vizitueshmërisë nga ana e konsumatorëve.

Sigurimi i numrit të vizitorëve në faqen përfaqësuese të një kompanie të caktuar paraqitet si hapi kyç dhe ura lidhëse mes botës së biznesit dhe asaj të medias, prandaj i kushtohet një kujdes i veçantë.

Tërheqja e shikueshmërisë apo vizitorëve bëhet vetëm nëpërmjet postimeve të kuruara me dizajne tërheqëse, të cilat i japing marketingut veti magnetike duke i shtyrë vizitorët ta shpërndajnë atë në profilet e tyre.

Me hapjen e një biznesi, automatikisht hapet edhe faqja e tij në rrjetet sociale për t’u afruar me publikun, për të shpërndarë idetë kreative dhe unike, për të sjellë promovimin dhe fitimin për të cilin biznesi ka nevojë dhe pse jo për të përfituar nga numri i madh fansave.

Dita ditës bizneset shpallin fushata të ndryshme, me qëllim rritjen e numrit të fansave brenda një periudhe të shkurtër kohore. Ajo që ka bërë bujë në mbarë botën është fushata e birrës “Corona Light”. Si shpërblim pas çdo pëlqimi të faqes së Corona Light në Facebook, ajo siguronte paraqitjen e fotografisë tuaj në një billboard në Times Square. Dhe duke ditur natyrën njerëzore, padyshim që like-t arritën deri në 500.000 në ditë.

Eh kush nuk do donte të shihte veten në Times Square, madje vetëm për një like!

Strategjitë e tilla tregojnë se rrjetet sociale krijojnë mundësi për të bërë magji brenda ditës, duhet vetëm ide dhe kreativitet.

Social media marketing nuk është i fokusuar vetëm tek rrjeti social Facebook, ashtu siç të gjithë mendojmë, por shkon edhe më tej. Youtube është një rrjet tjetër, i cili mbledh një komunitet të gjerë njerëzish para kompjuterit apo pajisjeve mobile duke parë video nga më të ndryshmet. Videot janë pjesa më e gjallë e marketingut, sepse në pak sekonda thonë shumë gjëra, të cilat për shikuesin janë më reale se një shkrim apo fotografi.

Mijëra apo miliona njerëz kanë evituar shpenzimet e udhëtimeve të tyre për ta shfaqur punën në vende të ndryshme duke e postuar atë në Youtube, nga ku njerëzit njohin dhe vlerësojnë biznesin tuaj.

Ajo që mund të themi është se fleksibiliteti dhe mirë-menaxhimi i prezencës në internet të një biznesi është bërë një domosdoshmëri për ekzistencën e vetë biznesit.

Prania e tij në rrjetet sociale, është kusht që biznesi të operojë suksesshëm si në tregun tradicional ashtu edhe në atë dixhital.

Lexoni: Studimi i ri thotë që mediat sociale ndihmojnë në diagnostikimin e depresionit

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0