Smart Community – Platformë e moduleve të rrjetëzuara për komunitetin modern - Business Magazine Albania

Smart Community – Platformë e moduleve të rrjetëzuara për komunitetin modern


Shkruar nga Milaim Deliu, Chief Technology Officer pranë Smart Home Europe

Parashikohet se deri në vitin 2025, gjysma e popullsisë së botës do të jetojnë nëpër mjediset urbane. Ndërkaq në vitin 2050 do të jetojnë mbi Tokë 9 miliardë njerëz, e 70% e tyre nëpër qytete.

Urbanizimi, globalizimi, ndryshimet demografike dhe ndryshimet e klimës venë sprova para komuniteteve, po në të njëjtën kohë krijojnë edhe mundësi për t’u sjellë me efikasitet me pasuritë humane, me pasuritë energjetike dhe ato të lëndës së parë.

Shfrytëzimi i këtyre mundësive është qëllim i komunitetit smart. Smart Community është një sistem më i gjerë se sa vetëm teknologjia dhe ai i ka 4 tipare karakteristike: teknologjia inteligjente dhe konjitive, efiçienca, ekosistemi ose qëndrueshmëria e gjelbër dhe tipari social. Ky komunitet përmban në vete inovacione teknike, ekonomike, ekologjike dhe shoqërore. Dhe, përfitimet tona të para vijnë pikërisht nga fakti: komuniteti smart ndërtohet me efiçiencë/arkitekturë/teknologji të integruar të kontrollueshme/të ndryshueshme dhe ka shpenzime më të ulëta.
Një menaxhim inteligjent i ndërtesave, i mobilitetit, teknologjisë, shëndetësisë, infrastrukturës, administratës, ekonomisë, sigurisë dhe arsimit ëshë i domosdoshëm. Për të ndërtuar një sistem të suksesshëm, është i nevojshëm një numër i madh i produkteve inteligjente, i elementeve inteligjente dhe i zgjidhjeve të tilla, të cilat do të ishin gjithnjë të integruara në teknologjinë e internetit, gjerësisht në platforma. Baza e kësaj është rrjeti i fuqishëm, i besueshëm dhe i sigurtë me zgjidhje kabllore e valore.

Lexoni: Dashuritë e Lulzim Veliut, Kosova dhe biznesi “Smart home”

Autonomia energjetike përmes burimeve natyrore, automobilat elektrike, mbledhja inteligjente e plehrave, zgjidhjet ekologjike, zgjidhjet smart të ujësjellësit, industria/bujqësia me humbje minimale, riciklimi i humbjeve (mbeturinat, tymi, etj), përkujdesja ndaj të moshuarve, etj, janë vetëm disa nga pikat e komunitetit smart. Ai duhet që në njërën anë t’i zgjidhë mungesat e pasurive, resurseve, ndotjen e ambientit dhe rritjen e popullsisë ose mënjanimin e depopullimit të mjediseve rurale, e në anën tjetër duhet t’i revolucionarizojë ekonominë e administratën dhe në rastet e komuniteteve të përziera të eleminojë keqkuptimet ndëretnike.

Tashmë ekzistojnë disa projekt-qytete, si New Songdo City në Kore, për momentin me 20.000 banorë, Fujisawa Smart Town në Japoni dhe Masdar City në Abu Dhabi. Koncepte të Smart City janë ndërtuar në disa qytete të Europës të cilat po implementojnë Smart City-elemente, si Amsterdami, Vjena, Hamburgu, e një varg qytetesh të tjera, nga ku mund të shihet se dixhitalizimi duhet të shfrytëzohet që komunitetet/mjediset dhe sistemet të qeverisen në mënyrë inteligjente. Prandaj ndërtimtaria, furnizimi me energji, konceptet e sigurisë, jeta dhe puna duhet të rimendohen, në të vërtetë të rimodelohen, se nëse marrim shembullin më të thjeshtë të mobilitetit: për të mënjanuar kolonat në qytet, duhet të rrjetëzohen 3 komponente: automobili, njeriu dhe infrastruktura. D.m.th mendimi ndryshe është pjesë e kulturës Smart.

Për një komunitet smart nuk do të thotë se duhet të derdhen 100 milionë Euro ose më shumë përnjëherë, kjo mund të realizohet gradualisht. Padyshim këtu mund të bëhen edhe hapa të vegjël, si p.sh ndriçimi inteligjent i rrugëve Smart Lighting; shndërrimi i shtyllave elektrike në platforma multifunksionale me sensorë ë ndryshëm, ndriçim, bateri për karikim, W-LAN publik, etj; digitalizimi i postës, ose robotizimi i bartjes së pakove nëpër qytet; rrjetëzimi i kazanave të plehrave; përfitimi i rrymës elektrike nga burime natyrore, gjegjësisht nga burime solare dhe manaxhimi e shpërndarja e rrymës me sistem inteligjent; platforma të këmbimit të informatave dhe të shërbimeve të administratës për qytetarë dhe sipërmarrje (E-Government), etj.

Lexoni: Smart working, sistemi i ri fleksibël i punës.

Megjithatë këto janë vetëm elemente të komunitetit smart, sepse një komunitet nuk mund të bëhet asnjëherë smart nëse nuk e ka të oganizuar dhe të ndërtuar infrastrukturën dixhitale. Kjo është kryesorja. Nuk ka rëndësi se për cilin nivel të smartit flasim, qoftë ai Smart Home, Smart Building, Smart City, Smart Village, infrastruktura është hapi i parë i domosdoshëm. Pas infrastrukturës janë edhe dy kushte të tjera, pa të cilat nuk mund të funksionojë një komunitet smart në mënyrë të qëndrueshme:

1. Platforma ose Multiplatforma, si mjedis/ambient i jetës dixhitale.
2. Modulet. Integrimi me module. Një komunitet smart duhet të funksionojë si sistem e jo si element dhe si sistem të ketë mundësi të zgjerimit mbi bazë modulare.
3. Teknologjia e hapur – open, si efekt i qëndrueshmërisë për ta integruar teknologjinë e ardhshme, qoftë ajo edhe pas 10 ose 50 vjetësh dhe në mënyrë që teknologjia sot të mos na bëhet problem ekologjik nesër!

Një Smart Community nuk do të thotë gjithmonë se eshtë smart, nëse nuk i plotëson këto kushte.

Smart Community ose komuniteti smart është platformë e moduleve të rrjetëzuara për komunitetin modern.

Qytetet ose komunat që duan të jenë një vend tërheqës për njerëzit dhe bizneset, duhet gjithashtu të nxisin ofertat e tyre digitale. Një qasje e domosdoshme është platforma për tregti dhe komunikim të bazuar në internet që lidh qytetarët, bizneset, organizatat dhe agjencitë qeveritare (ose autoritetet publike) si një komunitet shoqëror – Social Community.

Dixhitalizimi dhe rrjetëzimi, p.sh me shërbimet e internetit për Online-banking, blerjet e veshjeve ose prenotimet e hoteleve, gjithnjë e më shumë sfidojnë qytetet për t’u përgjigjur me konceptet e tyre të shërbimeve. Shumë komuna duan të përdorin mundësitë e zhvillimit dixhital për të ruajtur cilësinë e vendodhjes për banorët, turistët, profesionistët dhe bizneset. Qëllimi është të përmirësojë jetën dhe tregtinë lokale, si dhe të thjeshtojë e përshpejtojë komunikimin dhe ndërveprimin brenda rrjetit Autoriteti publik – Qytetarët – Bizneset – Organizatat. Sfida, megjithatë, është të transferohet bota fizike si një imazh dixhital në një platformë.

Lexoni: 5 sfidat më të mëdha që do të hasë bota në të ardhmen

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0