5 sfidat më të mëdha që do të hasë bota në të ardhmen - Business Magazine Albania

5 sfidat më të mëdha që do të hasë bota në të ardhmen


OKB vlerëson se 55% e popullsisë globale jeton në zonat urbane – një shifër që parashikohet të rritet në 68% deri në vitin 2050. Me disa përjashtime, qytetet pritet të bëhen më të mëdha dhe më të shumtë në numër.

Ndërsa urbanizimi përshpejtohet, veçanërisht në vendet aziatike dhe afrikane, BusinessMag ju sjell në këtë artikull pesë nga sfidat më të mëdha me të cilat qytetet do të përballen me të ardhmen:

Lexoni: Ky qytet ju shpërblen nëse nuk përdorni makinën tuaj

  1. Rreziku mjedisor

Urbanizimi i shpejtë së bashku me ngjarjet më të shpeshta dhe ekstreme të motit të lidhura me ndryshimet globale të klimës po rrisin kërcënimet mjedisore. Kërcënimet mjedisore përfshijnë përmbytjet, ciklonet tropikale (në të cilat qytetet bregdetare janë veçanërisht të prekshme), valët e nxehtësisë dhe epidemitë.

Për shkak të dendësisë fizike dhe popullsisë së qyteteve, kërcënimet e tilla shpesh rezultojnë në humbje financiare shkatërruese dhe vdekje. Kjo është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen autoritetet dhe kërkon vëmendje urgjente.

  1. Burimet

Qytetet kanë nevojë për burime të tilla si uji, ushqimi dhe energjia për të qenë të qëndrueshme. Urbanizimi po zvogëlon zonat në dispozicion të ujërave, tokat bujqësore dhe rrit kërkesën për energji. Ndërkohë që aplikimi më i mirë i teknologjisë mund të rritë produktivitetin bujqësor dhe të sigurojë një transmetim më efikas të energjisë elektrike, shumë qytete do të vazhdojnë të luftojnë për t’i siguruar këto burime një popullsie urbane gjithnjë në rritje.

Përtej këtyre kërkesave themelore, rritja dhe zhvillimi i qyteteve do të shohë reduktimin e hapësirave të gjelbra brenda qyteteve, duke ndikuar negativisht në qëndrueshmërinë. Ndërsa uji i pijshëm po rrallohet, tokat pjellore po zvogëlohen, çmimet e ushqimeve po rriten, duke goditur më të varfërit.

  1. Pabarazia

Kur bëhet fjalë për sigurimin e burimeve bazë dhe elasticitetin ndaj kërcënimeve mjedisore, parashikimi është i pabarabartë për grupe të ndryshme të banorëve urbanë. Ndërsa rritet numri i të pasurve urbanë, shumë qytete gjithashtu do të shohin rritje të numrit të të varfërve urbanë.

Hendeku mes të pasurve dhe të varfërve pritet të rritet në të ardhmen. Pabarazi të tilla, kur mbeten të pakontrolluara, do të destabilizojnë shoqërinë. Ekziston një nevojë kritike për politikë-bërësit që të sigurojnë që frytet e progresit të shpërndahen në mënyrë të barabartë.

  1. Teknologjia

Teknologjia do të përdoret gjithnjë e më shumë në zhvillimin dhe drejtimin e qyteteve të së ardhmes. Qytetet smart tashmë sa vijnë e po rriten dhe shumë vende po shfrytëzojnë energjinë diellore për përdorim në pronat e banimit. Teknologjia smart mobility mund të lehtësojë bllokimin e trafikut që vuajnë shumë qytete.

Përdorimi i teknologjive në dobi të mjedisit do të çojë gjithashtu në qytete më të mira në të ardhmen. Instalimi i sensorëve në shtëpitë e të moshuarve që jetojnë vetëm mund t’i lidhë ata me komunitetin dhe të thërrasin për ndihmë kur janë të sëmurë ose kur lëndohen.

Lexoni: “Pranë shkollës i pa nxënë”. Mallkimi i varfërisë pranë shkollave të kryeqytetit

Megjithatë, teknologjia mund të përjashtojë banorët urbanë që nuk mund ta përballojnë atë ose nuk kanë mundësitë e nevojshme për adaptimin e saj. Ndërsa qytetet e së ardhmes do të bëhen më të dizhitalizuara, duhet të tregohet kujdes për të parandaluar shfaqjen e një forme të re të ndarjes sociale në teknologji.

  1. Qeverisja

Qytetet e së ardhmes ofrojnë mundësi të pafundme për të pasuruar jetën e banorëve të tyre edhe pse sfidat janë të paqarta. Për të bërë më të mirën nga urbanizimi i pashmangshëm, një qeverisje më e mirë është e domosdoshme. Qytetet do të rriten në madhësi dhe popullsia e tyre do të bëhet më e larmishme. Prandaj, drejtimi i këtyre qyteteve do të jetë në mënyrë progresive kompleks dhe do të kërkojë mendje më të përkushtuara.

Gjithnjë e më shumë, qytetet në mbarë botën po mësojnë rreth praktikave më të mira të qeverisjes dhe planifikimit nga njëra tjetra, edhe pse mbeten të përgjegjshëm ndaj qeverive të tyre përkatëse kombëtare. Qëllimet e qeverisjes urbane duhet të trajtojnë çështjet e barazisë dhe qëndrueshmërisë në qytetet e së ardhmes.

burimi: weforum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0