Slush'D Tirana, startupet mund të bëhen pjesë deri me 30 shtator - Business Magazine Albania

Slush’D Tirana, startupet mund të bëhen pjesë deri me 30 shtator

Slush'D Tirana
Slush’D Tirana do të mbahet për herë të parë në Tiranë. Kjo konferencë, që vjen me një përvojë të gjatë nga Finlanda është urë lidhëse mes investitorëve dhe startupeve në faza të ndryshme të zhvillimit. 
Thirrja e aplikimit për startupet që do të përzgjidhen në Pitch Competition do të jetë e hapur deri me 30 shtator.
Në një takim hibrid, (fizikisht dhe online) organizatorë vendas dhe të huaj, si dhe aktorë të ndryshëm të ekosistemit të sipërmarrjes dhe inovacionit në Shqipëri ndanë opinionet e tyre.  
Eventi u përshëndet nga  Stella Korpikuusi, lidere e zgjerimit dhe partneriteteve në Zyrat Qëndrore, z. Sokol Duma – Zv. Ministër MEKI , Antti Rahikka,  Drejtor i Business Finland për Evropën Qendrore dhe Lindore, Anuela Ristani – Zv. Kryebashkiake e Tiranës, Laura Saro – Drejtoreshë ekzekutive e AIDA, Eduard Shalsi – Kryetar i komisionit për Ekonominë dhe Financat dhe Arjan Ymeri – Shef ekzekutiv i Agjencisë Start Up Albania.
Ata theksuan se, konferenca globale, krahas fitesve që do të marrin investim mbi 100.000 euro dhe me tavan 1 milion euro do t’u sjellë pjesmarrësve mundësi për network dhe ekspozim, si dhe komente e kritika nga investitorët dhe audienca.
Një event i tillë e kthen Tiranën në kryeqendrën e Ballkanit për sa i përket inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.
Shqipëria, krahas ideve të mira, përmban edhe faktorë të tjerë mbështetës si pozicionin gjeografik, moti, infastruktura, bukuritë natyrore dhe terreni akoma me shumë mundësi për investim në industri të ndryshme përveç atyre që lidhen me teknologjitë digjitale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0