Slogani i Javës së Mbrojtjes së Konsumatorit: “Informohu, Këshillohu, Ankohu” - Business Magazine Albania

Slogani i Javës së Mbrojtjes së Konsumatorit: “Informohu, Këshillohu, Ankohu”


15 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve dhe është një ditë ku ata duhet të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre. Slogani i këtij viti është: “Konsumator: informohu, këshillohu, ankohu”.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes informon se pranë drejtorive të saj trajtohet çdo ankesë lidhur me shërbimet apo produktet jo ushqimore që konsumatorëve u ofrohen sot në treg. “Tashmë konsumatori mund të aplikojë online për çdo ankesë që ai ka me tregtarin”, bëjnë të ditur burime zyrtare të MZHETTS-së.

Sipas burimeve të mësipërme, për t’u ardhur më pranë gjithë konsumatorëve, MZHETTS në bashkëpunim me bashkitë ka krijuar zyrat e mbrojtjes së konsumatorit, fillimisht si projekt pilot në tre bashki: Elbasan, Lushnje, Tepelenë.

“Në këto bashki po zhvillohet një fushatë ndërgjegjësimi dhe një sërë aktivitetesh për të informuar dhe fuqizuar rolin e konsumatorit në mbrojtjen e interesave ekonomike të tij në treg”, thonë burimet.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në Drejtorinë e Tregut të Brendshëm, sektori i Mbrojtjes së Konsumatorit, po harton dhe adopton politikat më të mira europiane ku konsumatori shqiptar të ketë të njëjtat të drejta me ata europiane dhe të jetë i mbrojtur në të njëjtën mënyrë.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0