Sistemi i kamerave termike Dahua për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19

Sistemi i kamerave termike Dahua për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19


Viti 2020 do të jetë një vit i veçantë me shpërthimin e sëmundjes koronavirus 2019 (COVID-19) dhe përhapjen e saj në të gjithë botën. Kjo sëmundje shumë ngjitëse ka marrë shumë jetë njerëzish, veçanërisht në Kinë, Itali, Korenë e Jugut, Japoni dhe në vende të ndryshme të Evropës, Lindjen e Mesme dhe Amerikë.

Lexo: Covid Symptom Tracker: Aplikacioni më i shkarkuar që gjurmon simptomat e Covid-19

Dahua Technology, lider botërorë në fushën e sistemeve të sigurisë dhe sistemeve “IoT” me inteligjencë artificiale të integruarë, ka dhënë kontributin e saj që në fillim në parandalimin dhe kontrollin e pandemisë në Azi, duke iu bashkuar përpjekjeve globale në luftimin e virusit për të minimizuar pasojat e tij në mbarë njerëzimin.

Që nga dërgimi i serisë së parë të kamerave termike në zonën më të goditur në Wuhan në 24 Janar, zgjidhja e sistemit të kamerave termike Dahua është vendosur në mijëra vende dhe institucione në Kinë, përfshirë transportin publik, qendrat tregtare, bankat etj. Shumë shpejt këto sisteme u vendosën edhe në vendet e tjera Aziatike .

Sistemi i kamerave termike Dahua për matjen e temperaturës së trupit tek njerëzit:

Hong Kong, një qendër financiare në Azi, gjithashtu vuan nga situata e pandemisë COVID-19. Zgjidhja e sistemit të kamerave termike Dahua është aplikuar në disa qendra biznesi , banka, kompani private, transport publik, aeroport e vënde të tjera. Për të mundësuar një rifillim të sigurt dhe të qetë të punës. Së fundmi, shumë korporata të mëdha kanë filluar të përdorin zgjidhjen e sistemit të kamerave termike Dahua në kompanitë e tyre për të përmirësuar sigurinë në vendin e tyre të punës. Kompani si Paul Y. Engineering Group Limited me sistemin e kamerave termike Dahua matin temperaturën e trupit të punonjësve të tyre, duke kontrolluare nje fluks prej mijëra njerëzish çdo ditë.

Lexo: Webinar: Biznes në kohën e Koronavirusit

Në krahasim me mënyrën tradicionale të matjes së temperaturës së trupit, me termometër tek balli, sistemi i kamerave termike të Dahua përmirëson ndjeshëm shpejtësinë e matjes së temperaturës dhe saktësinë. Në të njëjtën kohë ndihmon në uljen përhapjes së virusit sepse nuk ka kontakt njerëzorë. Nëse bëjmë një krahasim, me termometër tradicional për të matur temperaturën e 5,000 njerëzve, do të duhen rreth 4.2 orë, pasi duhen të paktën 3 sekonda për të matur një person. Ndërsa me sistemin e kamerave termike Dahua duhen vetëm 30 minuta sepse ky sistem u mat temperaturën minimumi 3 personave në sekondë. Ai gjithashtu përmban një saktësi shumë të lartë prej ± 0.3.

“Sistemi i kamerave termike Dahua na ndihmoi të zbulojmë disa raste të dyshuara me COVID-19 direkt mbas montimit, këtë gjë ne e vlersojmë shumë sepse u parandalua përhapja e virusit tek punonjësit e tjerë ” komentoi një përdorues në Hong Kong.

Sistemi i kamerave termike Dahua ka qenë në vijën e parë të frontit që nga fillimi, duke ndihmuar në parandalimin dhe kontrollin e pandemisë në aeroporte, stacione hekurudhore, spitale, shkolla ​​dhe vende të tjera në të gjithë Azinë, duke shfaqur saktësi të lartë, efikasitet të lartë, përshtatje shumë të mirë dhe vendosje të lehtë. Sistemi i kamerave termike Dahua gjithashtu mund të aplikohet në çdo hyrje – dalje, kopshte fëmijësh dhe vende të tjera ku ka grumbullime njerëzish.

Rreth Dahua Technology:

Dahua Technology Co, Ltd,

Është një lider botëror në prodhimin dhe ofertimin e sistemeve të sigurisë. Në vitin 2019, Dahua Technology u rendit në vendin e 2-të në botë ndër 50 kompanitë më të mira të fushës së sigurisë.

Lexo: Zgjaten me 6 muaj lejet e qëndrimit për qytetarët shqiptarë, të cilët ndodhen në Bullgari

Dahua Technology është e përkushtuar të sigurojë zgjidhjet teknike dhe produktet me cilësinë më të lartë dhe me teknologjinë më të fundit për t’u mundësuar përdoruesve tanë të kenë sukses në punën e tyre. Dahua ka një grup të madh inxhinierësh, shumë të zotë, të cilët kryejnë kërkime shkencore për teknologjitë e fundit. Ky grup inxhinierësh është i përqëndruar tek përmirësimi teknik i çdo komponenti të kamerës si lentet, sensorët e imazhit, transmetimi i sinjalit video, proçesori i kamerës, përpunimi grafik, software-të e sistemit cctv , sigurinë e rrjetit të transmetimit.

Për më shumë informacione vizitoni faqen Dahua Technology

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0