Sipërmarrjet e-commerce gjithnjë e më shumë pranë AECA - Business Magazine Albania

Sipërmarrjet e-commerce gjithnjë e më shumë pranë AECA

Sipërmarrjet e-commerce
~4 minuta lexim

Level UP Your E-Commerce mblodhi rreth 300 sipërmarrës dhe bashkëpunëtorë të industrisë e-commerce në Hotel Rogner. Bashkimin e parë të tregut online në Shqipëri, AECA, u prezantua zyrtarisht në eventin, ku tregoi sfidat e industrisë dhe pse duhet të jenë bashkë të gjithë sipërmarrësit në fushën e teknologjisë dhe tregtisë online.

Një panel i gjerë, mes themeluesve të organizatës, Ministrisë së Financave, institucioneve ndërkombëtare këtu në Shqipëri dhe shoqatave simotra në tregjet e huaja, vunë në dukje, se kjo industri nuk ka kufizime lokale. Sipërmarrjet e hapura në Shqipëri mund të jenë të sukseshme në nivel ndërkombëtar.

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Besat Kadia, tha se qeveria shqiptare po sheh me prioritet fushën e teknologjisë, si një mundësi për të zhvilluar sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Z. Kadia tha se, transformimi digjital është kryefjala e qeverisë, e cila po punon në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve publike, duke hapur rrugën edhe për sektorin privat që të ndjekë me shpejtësi të njëjtin trend.

Drejtuesi Rajonal i Komponentit (Component Leader) në GIZ z. Florian Brütting përgëzoi shoqatën AECA-n për fillimin e suksesshëm të saj dhe prezantoi projektin rajonal të GIZ-it për të përmirësuar kushtet për tregtinë online në rajonin e CEFTA-s. Projekti është financuar nga Komisioni Europian dhe Qeveria Gjermane si pjesë e aksionit Mbështetje për Integrimin Ekonomik Rajonal. Në kuadër të këtij projekti, AECA mbështetet të punojë për krijimin e një baze të fortë për të gjitha sipërmarrjet që dëshirojnë të angazhohen në tregtinë elektronike në tregun rajonal.

Bëhu pjesëtar i shoqatës së E-commerce, AECA! Merr konsulencë FALAS për biznesin tënd online këtu.

Ai tha se, “Ne jemi shumë të lumtur që me shoqatën AECA, GIZ ka një partner tjetër të fortë që ndihmon në formimin e mjedisit për tregtinë elektronike në rajon. Tashmë jemi duke bashkëpunuar me AECA që nga themelimi i saj në shkurt 2022 dhe jemi të impresionuar nga pasioni i tyre dhe kontributet e çmuara që dhanë në këtë periudhë të shkurtër kohore”.

Në tregun rajonal, Maqedonia ka një organizatë të aktivizuar prej gati 5 vitesh dhe Serbia prej 3 vitesh. Kompanitë patën mundësinë të njihen më nga afër me arritjet dhe mundësitë e krijuaja në vetëm 5 vite në tregun fqinj të Maqedonisë, ndërsa priten aktivitete të përbashkëta.

Drejtuesi i kompanisë Gjirafa Mergim Cahani thekoi se, pavarësisht tregut të vogël e të copëzuar të rajonit të Ballkanit, nëse bëhemi bashkë ka mundësi për të gjithë, pasi operatorët janë në treg për të ofruar produkte të ndryshme apo të ngjashme.

Z. Enio Jaco, Presidenti i AmCham është ndër mbështetesit kryesorë të revolucionit digjital në ekonominë e vendit me fokus në sektorin privat. Ai theksoi rëndësinë e përfaqësimit të biznesit dhe ndërtimin e urave bashkëpunuese të komunikimit me administratën publike nëpërmjet procesit të Dialogut Publik-Privat.

Ndërkohë, Valer Pinderi, Drejtues i Aladini dhe një nga themeluesit e AECA-s, tha se të gjithë operatorët në treg nuk duhet ta shohin veten si konkurrentë, por si komplementarë drejt arritjeve në shitje. Ai fton kompanitë të anëtarësohen, duke theksuar se kjo do të jetë forma më e mirë për të dëgjuar dhe mbrojtur zërin e kompanisë.

AECA është një organizatë që drejtohet dhe funksionon me filozofinë e biznesit, në vendosjen e objektivave, arritjen e qëllimeve, dinamikën dhe prakticitetin e zgjidhjes së problemeve. Në vetëm 3 muaj jetë, ata kanë arritur të kenë partneritete të rëndësishme me GIZ Albania, me Risi Albania dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë.

Lexo: Shoqata e E commerce AECA siguron mbështetjen e donatorëve që në takimin e parë zyrtar me to

Një pjesë e eventit iu rezervua disa sukseseve ecommerce ndërkombëtarë. Lona Alia është një shqiptare që ka mundur të marrë fonde nga akseleratori më i madh në botë Y Combinator, i pozicionuar në Silicon Valley. Ajo tregoi se është e mundur të punohet nga vende të ndryshme të botës, madje të mund të regjistrojmë startup-in tonë në një shtet tjetër dhe ta drejtojmë nga Shqipëria.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo...”
— Mark Twain
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0