Sa herë që një reporter mund të kërkojë opinionin tuaj si ekspert, është një mundësi shumë e mirë për t’i bërë vetes ose biznesit tënd pak publicitet falas. Sidoqoftë, të jesh një subjekt i mirë interviste është një aftësi, dhe të dish mënyrën e duhur për t’u intervistuar mund të bëjë diferencën midis transmetimit të të gjithë intervistës tënde dhe pjesëve më të mira që janë redaktuar. Më poshtë janë disa këshilla për të pasur sa më shumë kohë televizive të mundshme.
Përshtatu me mënyrën se si produkti përfundimtar do të përdoret.
Para se të fillosh, pyet reporterin nëse intervista jote do të transmetohet e plotë, ose nëse ata do të zgjedhin pjesët më të mira. Nëse do të përdoren vetëm pjesët më të mira (ashtu siç ndodh zakonisht) duhet të inkorporoni pyetjet e reporterit në çdo përgjigje që jepni.
Kujdes, nuk po ju them që ta përsërisni pyetjen, por ta inkorporoni pyetjen. Në këtë mënyrë, reporteri mund ta këtë më të lehtë punën për gjetjen e pjesëve më të mira pa bezdisjet e redaktimit. Për shembull, nëse ju pyet reporteri, “Pse kompania juaj sponsorizon këtë event sot?”, mos thoni “Sepse ne e dimë se të gjithë studentët duan të kenë akses në teknologjinë në klasë.” Në vend të saj fillo me “Korporata ABC është krenare që sponsorizon këtë event sot sepse ne e dimë se të gjithë studentët duan të kenë akses në teknologji kur janë në klasë”.
Deklarata juaj do të qëndrojë dhe reporteri ka më shumë gjasa ta përdorë atë.
Fol për pjesët më të mira.
Në ditët e sotme, koha mesatare për një histori lajmesh është jo më shumë se 90 sekonda. Kjo do të thotë se ju duhet që pjesët më të mira t’i keni të shkurtra dhe goditëse nëse do që të jetë te pjesët më të mira në transmetimin e intervistës. Nëse keni kohë përpara intervistës, merrni pak kohë për t’u paraprirë pyetjeve të reporterit dhe të shihni nëse mund t’u përgjigjeni në 20 ose 25 sekonda.
Pyet nëse gazetari mori atë që i nevojitej.
Reporteri juaj ka shumë mundësi të mendojë se si historia do të jetë para se të fillojë intervista juaj, dhe e di llojin e pjesëve më të mira që i nevojitet për të përfunduar redaktimin e intervistës . Mos kini turp të pyesni nëse ata kanë nevojë që ju të komentoni në lidhje me ndonjë gjë tjetër. Nëse e thoni atë që doni në kohën që ju është ofruar, ju merrni më shumë kohë televizive, dhe puna e tyre është më e lehtë.
Disa këshilla të shpejta:
• Mos merr mikrofonin; gjithmonë lejoje reporterin ta mbajë atë për ty.
• Shiko reporterin, jo kameran.
• Ndoshta të duhet te blesh një kopje, më cilësi të lartë xhirimi nga stacioni i televizionit ku u realizua intervsita, për efekte promocionale, kontaktoni atë për më shumë informacion.
Të përzgjedhësh pjesët më të mira të një historie të tërë nuk është diçka e lehtë. Të kuptosh këtë proces nga këndvështrimi i reporterit të ndihmon shumë gjatë kohës që je përballë kameras.
/Artikulli u shkrua nga Jennifer Jager dhe u publikua në Entrepreneur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.