Sipas një studimi femrat kanë një kujtesë më të mirë se meshkujt - Business Magazine Albania

Sipas një studimi femrat kanë një kujtesë më të mirë se meshkujt


Kur bëhet fjalë për kujtesën, duket sikur femrat kanë superfuqinë t’i kujtojnë të gjitha. Ato kujtojnë se kush tha çfarë, se ku partneri i tyre ka lënë këmishën e tij dhe çfarë kanë porositur në restorant 3 muaj më parë. Dhe shkenca ka vërtetuar se femrat me të vërtetë kanë një aftësi më të mirë për të memorizuar njerëz, vende dhe emocione. Ndonjëherë duket sikur femrat dinë gjithçka dhe bëhen vërtet shpëtimtare kur dikush ka nevojë për një informacion të rëndësishëm.

Lexoni: E ardhmja është rozë – Suksesi i grave mes një rrugëtimi të mundimshëm

BusinessMag në këtë artikull ju sjell një studim mjaft interesant dhe rezultatet që kanë dalë prej tij.

  • Ekzistojnë dallime konjiktive gjinore

Gratë bëjnë shaka se burrat e tyre nuk do të dilnin nga shtëpia nëse nuk do të ishte për to pasi nuk do të gjenin asnjë nga rrobat që do u duheshin për t’u përgatitur për punë. Dhe hulumtimi vërteton se në këtë rast mund të ketë një të vërtetë këtu. Psikologët zbuluan se mënyra se si burrat dhe gratë i mbajnë mend gjërat është e ndryshme. Gratë kanë memorje më të mirë episodike që i ndihmon ato të mbajnë mend njerëzit, vendet e objektet dhe bisedat që kanë bërë, shumë më qartë.

  • Gratë janë më të mira me fjalët

Për ta vërtetuar këtë supozim të vërtetë, studiuesit e Institutit Karolinska analizuan 617 studime nga 1973 deri në 2013 me mbi 1.2 milionë pjesëmarrës në total. Ata arritën në përfundimin se gratë kanë aftësi njohëse më të mira kur bëhet fjalë për të kujtuar informacionin verbal. Gratë mund të kujtojnë më mirë fjalët, tekstet, bisedat dhe filmat. Ato gjithashtu lehtë spikatin objektet dhe e dinë saktësisht se ku vendosen disa gjëra.

  • Ato i mbajnë mend të gjitha bisedat

Studiuesit nga Kolegji i Ekologjisë Njerëzore të Cornell bënë një eksperiment tjetër. Ata u dërguan pjesëmarrësve 3 mesazhe gjatë javës duke u kërkuar atyre të përshkruanin 30 minutat e fundit në sa më shumë detaje të ishte e mundur. Në fund të javës, ata u kërkuan pjesëmarrësve të ndanin me ta detajet që u kujtoheshin nga këto ngjarje. Gratë thanë më shumë kujtime që ishin më të orientuara nga shoqëria. Ato i kushtonin më shumë vëmendje njerëzve, emocioneve dhe bisedave që kishin bërë në krahasim me burrat.

Lexoni: Reklama e re e Nike, është një letër vizuale fymëzuese për të gjitha femrat

  • Por burrat kanë një sens të jashtëzakonshëm drejtimi

Sidoqoftë, edhe burrat kanë pikat e tyre të forta. Studiuesit arritën në përfundimin se burrat janë më të mirë në kujtimin e informacionit që është i lidhur me përpunimin hapësinor. Është më e lehtë për ta të kujtojnë imazhe abstrakte dhe kanë një sens më të mirë drejtimi. Burrat janë të mirë në sensin e orientimit dhe është më lehtë për ta të gjejnë rrugën nga një vend në tjetrin.

/brightside

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0