Silva Bino zbulon si do të lajmërohen qytetarët kur t’iu vijë radha për t’u vaksinuar - Business Magazine Albania

Silva Bino zbulon si do të lajmërohen qytetarët kur t’iu vijë radha për t’u vaksinuar

Silva Bino, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, tha se plani për vaksinimin është i qartë me të gjithë numrat përkatës të kategorive që do të vaksinohen. Ekspertja shtoi se plane të vegjël ose “mikroplane” janë përgatitur dhe për çdo bashki, duke “zbuluar” se personave që do t’iu vijë radha për t’u vaksinuar do të njoftohen nga mjeku i familjes.

Bino tha se plani për vaksinimin është i qartë dhe se ai është i detajuar me të gjithë numrat përkatës të kategorive që do të vaksinohen. Ekspertja shtoi se plane të vegjël ose “mikroplane” janë përgatitur dhe për çdo bashki. Bino ndau lajmin se personave që do t’iu vijë radha për t’u vaksinuar do të njoftohen nga mjeku i familjes.

“Situata është kritike. Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar përforcimin e masave. Sepse që të japë efekt programi i vaksinimit do të duhet një farë kohe. Kemi një plan kombëtar vaksinimi dhe një plan të përgatitur me numra përkatës, të personelit shëndetësor, të moshuarve, personave me probleme shëndetësore etj. Të gjitha numrat janë të gatshme në planin kombëtar të vaksinimit. Në bazë të numrave kemi dhe mikroplanin për çdo bashki. Plani i vaksinimit mund të zhvillohet tek ambulanca e lagjes, në një qendër komunitare. Një qytetar do të lajmërohet nga mjeku i familjes kur t’i vijë radha për t’u vaksinuar”, tha Bino.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0