Si udhëheqësit e mirë gjejnë kohë për ekipin e tyre?

Si udhëheqësit e mirë gjejnë kohë për ekipin e tyre?

Si udhëheqësit e mirë gjejnë kohë për ekipin e tyre?
~4 minuta lexim

Ka shumë mënyra për t’u cilësuar një lider i mirë. Duhen aftësi të larta, duhet të jesh strategjik dhe një ekzekutues i shkëlqyer. Por të qenurit një lider i mirë e tregon puna juaj korrekte dhe marrëdhënia që ju krijoni me punonjësit tuaj.

Ju si lider duhet t’ju jepni atyre kohën dhe vëmendjen që meritojnë. Kjo duhet të jetë një vlerë thelbësore në kompaninë tuaj pasi vazhdimisht do ju sigurojë rezultate të larta dhe do e mbajë skuadrën tuaj të motivuar.

  1. Haxhoni pak nga koha juaj për t’i përshëndetur

Ndaloni pranë tryezës së tyre dhe përshëndetini, interesohuni për ta, shëndetin e familjarëve dhe jetën e tyre. Kjo do ju bëjë të jeni më të afërt dhe do të ndikojë në produktivitetin e tyre, fakti që ju i trajtoni ata si të ishin kolegët tuaj dhe jo si punonjës tuajt, i bën të ndien mirë dhe kjo gjë rrit vetëbesimin tek ta. Ndani me ta eksperiencat tuaja. Këto gjeste do ju tregojnë shumë njerëzorë në sytë e tyre.

  1. Ndani me ta mësime të vlefshme

Mundohuni të ballafaqoheni me ta në mënyrë shoqërore. Pyesni ata se çfarë po ndodh, pse po ndodh dhe se çfarë nuk funksioi që gjërat rrodhën keq. Trajnojini ata kur shihni boshllëqe në përgatitjen ose të menduarit e tyre, kur humbasin durimin ose bëjnë justifikime, kur shohin gjëra nga ana e tyre gjatë një konflikti ose tensioni, ose kur ato ‘ nuk janë të vetëdijshëm për perceptimin ose përshtypjen që po lënë.

Lexo edheRikthehet Panairi ” Ditët e Bujqësisë” në Lushnje

  1. Vlerësojini dhe shpërblejini ata

Kur ju si drejtues vlerësoni dhe njëkoësisht shpërbleni punonjësit tuaj, atëherë jeni në rrugë të drejtë. Një pushim pas një periudhe kohore të ngarkuar do të ishte një shenjë mirënjohje nga ana juaj kundrejt këtij personi. Por edhe kur ju vlerësoni punën dhe personin që e ka bërë këtë punë, rrisni vetëbesimin e tij dhe e motivoni për të dhënë edhe më shumë nga vetja. Kjo i bën ata të fuqishëm dhe i nxit që të gjejnë zgjidhje dhe për problemet e vështira.

  1. Gjeni kohë për t’i ndihmuar dhe për të bashkëpunuar

Punonjësit të gjithë kanë momente të mëdha, kanë situata kur duhet të tregojnë strategjitë e tyre dhe kanë situata kur para klientëve prezantojnë në mënyrën më të mirë të mundëshme. Ju duhet të jeni pranë tyre në të tilla momente që ata të shkëlqejnë dhe në këtë mënyrë të shkëlqejë dhe kompania juaj. Ndihmoni ata të provojnë dhe guxojnë. Investoni në suksesin e tyre.

  1. Flisni me ta në lidhje me karrierën e tyre

Ju duhet të kujdeseni për karrierën e tyre aq sa ju intereson juve. Mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është thjesht të pyesni punonjësit se çfarë kërkojnë nga karriera e tyre. Sugjerohet që të gjeni kohë dhe hapësirë për të diskutuar  të tilla çështje me ta.

  1. Gjeni kohën kur ata e kërkojnë atë

Vendosni kufijtë dhe rregullat e angazhimit. Punonjësit nuk duhet të ndalen nga gjashtë herë në ditë për të diskutuar për diçka që lehtë mund të zgjidhin vetë. Kjo do të thotë se duhet të jesh aty për t’i ndihmuar. Ofohini për ta dhe angazhohuni vërtet dhe seriozisht.

  1. Shikoni dhe mundohuni të kuptoni nëse gjërat nuk po shkojnë mirë

Nëse keni një marrëdhënie të mirë me punonjësit tuaj, ju do të dini kur diçka po ndodh në punë ose jashtë saj. Mundohuni që ti kuptoni vetë gjërat dhe të dini se kur është nevoja që të ndërhyni për të ofruar zgjidhje ose për t’i mbështetur ata.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia nuk është asgjë. E rëndësishme është që të kesh besim te njerëzit.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0