Si të zgjidhni partnerin e duhur në biznes?

Si të zgjidhni partnerin e duhur në biznes?


Nëse jeni një sipërmarrës i ri, marrja e vendimit për të nisur një biznes mund t’ju frikësojë. Kjo ndoshta për faktin që ju mund të stepeni nga frika se mund të bëni shumë gabime. Ideja për të gjetur një partner për biznesin tuaj është e para që ju vjen ndër mend. Por si mund tëzgjidhni partnerin e duhur dhe si do të ndikojë ky partneritet në biznes? Ja disa mënyra si të zgjidhni patrenrin e duhur:

Mos u ndikoni nga emocionet
Nëse emocionet hyjnë në mes atëherë gjërat do të dalin jashtë kontrollit. Kur ndodh diçka në jetën personale, është e vështirë të mbani emocionet, sidomos kur lidhet me diçka që e keni shumë pasion, siç është biznesi. Kjo ndikon më së shumti kur ka një ndryshim vizionesh. Vizioni i kujt është më i vlefshëm? Nga cili drejtim po shkon? Mund të jetë e vështirë të përballësh dy pikëpamje të ndryshme pa emocione.

Qartësoni vizionin tuaj
Fillimisht të duket sikur je në një mendje me partnerin tënd, por gjërat që nuk i ka komunikuar mund të dalin më vonë. Nëse po planifikoni të nisni një biznes keni nevojë për fazën e planifikimit. Merrni kohën tuaj, flisni për të gjitha çfarë ka nevojë biznesi. Dëgjoni edhe partnerin tuaj, pasi duhet të jeni 100% në përputhje para se të regjistroni kompaninë dhe të shpenzoni paratë tuaja.

Miqësia juaj ka gjasa të vuajë
Nëse vendosni që partneri juaj në biznes të jetë një mik apo një i afërm duhet të bëni shumë kujdes. Si pasojë e konflikteve në biznes, ju mund të humbisni një mik shumë të mirë, apo një të afërm. Mendohuni mirë para se të zgjidhni partnerin.

Lexo: 5 mësime partneriteti nga të cilat mund të mësoni dhe ju

Mos lejoni që një person të ketë kontroll të plotë mbi ju
Partneriteti në biznes duhet të bazohet fillimisht në atë që keni besim dhe duhet të keni besim. Nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, besimi ka filluar të bjerë, madje po shkatërrohet. Nëse partneri juaj fillon të marrë kontrollin për të gjitha, duhet të bëni kujdes. Si rrjedhojë e kësaj do t’ju lindë nevoja për të krijuar një biznes të ri. Nëse ju të dy do të keni fusha të ndryshme të përgjegjësisë në biznes, ka nevojë për qasje të plotë në të gjitha llogaritë dhe mjetet. Të dy partnerët kanë nevojë për qasje administrative në të gjitha platformat.

Të jesh i vetëm nuk është diçka e keqe
Të nisësh i vetëm një biznes nuk është një vendim i keq. Do të jeni një person i lirë që merrni vendime dhe bëni ç’të doni me kompaninë tuaj. Nuk duhet të frikësoheni. Edhe nëse nuk keni një partner biznesi, ju keni një sasi burimesh online për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që keni për drejtimin e biznesit tuaj. Ju mund të drejtoheni në Qendrën për Zhvillimin e Biznesit. Nuk duhet të keni një partner biznesi për të lulëzuar. Ju vetëm duhet të keni besim të bëni gjënë e duhur.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0