Si të vishemi për një event? - Business Magazine Albania

Si të vishemi për një event?


Ndoshta nuk iu pëlqejnë shumë veshjet serioze por kohët e fundit jeni bërë pjesë e shumë eventeve të kësaj kategorie. Ndoshta nuk e keni të qartë se çfarë duhet të vishni në një intervistë pune, në një festë pune apo në një event gala.

Që mos të shkoni të veshur me xhinse dhe kravatë në evente të tilla, ky artikull iu njeh me disa këshilla të vlefshme për kodin e duhur të veshjes:

Kravatë e zezë, Kravatë e bardhë

E vetmja fjalë që duhet të keni parasysh është Formal. Kravata e zezë do të thotë smoking i zi me një këmishtë të bardhë me kopsa. Kravata e bardhë është e njëjtë në kombinim si Kravata e zezë, vetëm se në këtë rast jeleku dhe kravata janë në ngjyrë të bardhë. Nëse eventi nuk është tepër formal, smoking i zi mund të zëvendësohet me një kostum të zi të kombinuar nga ju vetë.

Për femrat, fundet e gjatë dhe bizhutë elegante janë një domosdoshmëri. Takat janë më të përshatshme për këto raste, por nëse zgjidhni të vishni këpucë me takë të ulët, sigurohuni që ato janë serioze dhe në gjendje perfekte.

Veshje për Koktejle ose Evente gjysmë-formale

Zotërinj, ju përsëri duhet të jeni të veshur me kostum, por mund të përdorni dhe pak kreativitet për pamjen tuaj. Edhe pse është më mirë të qëndroni te ngjyrat e errëta, provoni një papion ose një kravatë me motive argëtuese.

Zonja, për këto evente ju mund të vishni fustane të gjatë ose të shkurtër, sidoqoftë stili i fustanit tuaj nuk duhet të jetë shumë i zbuluar. Fustani epik në ngjyrë të zezë është gjithmonë zgjidhja ideale për këto raste. Dhe me një varëse me perla apo një set me bizhu të kombinuara me vëth, ju do të shkëlqeni!

Takime biznesi ose profesionale

Për këto evente, duhet patjetër Kostumi i Fuqisë. Meshkujt duhet të kujdesen për këto 3 gjëra: ngjyrat e errëta, vijat e holla që ka kostumi dhe pamjen tradicionale. Ngjyrat e errëta duhet të jenë blu, e zezë dhe gri qymyri. Këmisha duhet të jetë ajo klasike në ngjyrë të bardhë ose blu nëse kombinohet mirë me kostumin. Dhe mos harroni këpucët! Zgjedhja ideale janë një palë këpucë lëkurë në ngjyrë të zezë ose kafe.

Femrat duhet të rrinë më shumë te ngjyrat neutrale si ajo krem, e zezë ose gri, por mund të eksperimontojnë më shumë me ngjyrat e aksesorëve. Megjithatë, bizhutë dhe aksesorët e tjerë duhet të jenë sa më të thjeshtë dhe nuk duhet të tërheqin shumë vëmendjen. Edhe pse veshja profesionale kërkon një pamje sa më serioze kjo nuk do të thotë që duhet të vishni vetëm pantallona. Të përshatshëm janë dhe fustanet seriozë dhe kombinimi fund me një këmishë.

Business Casual

Ky kod veshjeje është mëse i zakonshëm, por mund të jetë edhe kodi i veshjes më i vështirë për t’u deshifruar. Në thelb, veshje e zakonshme biznesi është versioni informal i veshjes profesionale. Për meshkujt, kjo do të thotë pantallona të pastra dhe një këmishë. Kravata nuk është e nevojshme, por një xhaketë e përshtatur do t’a bënte më interesante veshjen tuaj.

Femrat në këtë drejtim kanë më shumë mundësi për të zgjedhur dhe për të shprehur stilin e tyre personal, por janë disa gjëra të cilat duhen shmangur: xhinse, ngjyrat neon apo çdo gjë tjetër që e vishni në klub. Qëllimi juaj është të dukeni komfort por dhe të paraqitshme. Nëse eventi është pas orës 7 të mbrëmjes, zgjidhni një veshje më profesionale apo më të lirshme.

/Attend.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0