Si të shmangni kurthin e “duhet” dhe të jetoni atë që “doni”? - Business Magazine Albania

Si të shmangni kurthin e “duhet” dhe të jetoni atë që “doni”?

Si të shmangni kurthin e “duhet” dhe të jetoni atë që “doni”?

Në një botë ku pritshmëritë dhe presioni social na ndjekin në çdo hap, shumë prej nesh e gjejnë veten duke bërë atë që “duhet” të bëjnë, në vend të asaj që vërtet duan. Kjo ndjenjë e detyrimit, e quajtur “shoulding” në anglisht, shpesh është rezultat i ndikimeve të kolegëve, familjes, apo edhe mesazheve që marrim nga mediat.

Sipas ekspertëve, reklamat dhe normat shoqërore kanë një ndikim të fuqishëm në perceptimin tonë për atë që duhet të bëjmë. Në vitet ‘70, një person mesatar shihte rreth 500 reklama në ditë. Sot, ky numër ka arritur deri në 10,000. Këto reklama nuk na japin thjesht produkte për të blerë, por edhe një model sesi duhet të duket jeta jonë, një familje perfekte me një oborr të gjelbër dhe të kuruar, një profesionist i suksesshëm me laptopin në duar, apo një trup i përsosur që kërkon produkte të shtrenjta për mirëmbajtje.

Lexo gjithashtu: Growpreneur, një tjetër cikël drejt përfundimit, startup-et gati për të dalë përpara investitorëve

Por a është kjo vërtet mënyra më e mirë për të jetuar? Apo jemi duke ndjekur një rrugë të ndërtuar mbi ide të vjetra e të imponuara? Ekspertja e lidershipit, Nell Derick Debevoise, propozon disa mënyra për të ndaluar këtë mekanizëm dhe për të marrë kontrollin mbi jetën dhe vendimet tona.

  1. Zëvendësoni fjalën “duhet” me “do të doja”

Një teknikë e thjeshtë, por e fuqishme është të ndryshoni gjuhën tuaj. Në vend që të thoni “Duhet të bëj këtë punë”, provoni “Do të doja të bëja këtë punë”. Nëse kjo e fundit tingëllon e çuditshme dhe e papërshtatshme, mund të jetë një shenjë se nuk është diçka që vërtet dëshironi të bëni.

  1. Rrethohuni me njerëz që ndajnë të njëjtat vlera me ju

Mjedisi ynë ndikon drejtpërdrejt në zgjedhjet që bëjmë. Nëse rrethoheni nga njerëz që vlerësojnë krijimtarinë, shëndetin, apo pavarësinë financiare, do të ndiheni më të frymëzuar për t’u fokusuar në këto gjëra.

  1. Ktheni “duhet”-et në synime konkrete

Në vend që të mendoni në terma të paqartë si “Duhet të ha më shëndetshëm”, vendosni një objektiv të matshëm, si “Do të ha sallatë tre herë në javë”. Kjo qasje ju ndihmon të krijoni zakone të reja dhe të shmangni ndjenjën e fajit kur nuk arrini diçka të përgjithshme dhe abstrakte.

Lexo gjithashtu: DAIT, një ngjitje malesh, por këtë herë në të dhëna dhe inteligjencë artificiale

  1. Pranoni dështimin si pjesë të rritjes

Shumë nga gjërat që bëjmë bazohen në frikën e dështimit. Nëse ndjekim atë që na është mësuar si “e duhura”, ndiejmë njëfarë mbrojtjeje, edhe nëse nuk funksionon, të paktën kemi bërë atë që pritej nga ne. Por realiteti është se në një botë që ndryshon kaq shpejt, “rregullat” e vjetra shpesh nuk janë më të vlefshme. Ekspertët sugjerojnë që të eksperimentojmë, të provojmë rrugë të reja dhe të mos kemi frikë nga dështimi.

Një botë pa “duhet”

Nëse arrini të largoni këtë mënyrë të menduari, do të keni më shumë energji dhe motivim për të bërë punët që vërtet kanë rëndësi për ju. Mos lejoni që pritshmëritë e të tjerëve t’ju diktojnë jetën, bëjeni ju këtë zgjedhje.

Forbes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0