'Retreats' me skuadrën, çelësi i rritjes për startup-et e sotme - Business Magazine Albania

‘Retreats’ me skuadrën, çelësi i rritjes për startup-et e sotme

Pas përvojës së gjatë me startup-e dhe biznese në rritje, gazetari John Boitnott ka vërejtur një trend të përhershëm me ndikim: përdorimin strategjik të retreat-eve, takimeve të organizuara jashtë zyrës. Në mbi 20 vite karrierë dhe raportime, ai ka marrë pjesë në aktivitete të ndryshme– nga shëtitjet në natyrë dhe meditimet e heshtura, deri te diskutimet mbi literaturën metafizike.

Ai thekson se këto mbledhje, edhe pse nganjëherë duken si pushime në emër të punës, në realitet shërbejnë si “ndalesa të qëllimshme” që nxisin përparimin e kompanisë. Përtej forcimit të lidhjeve të skuadrës, ato zgjerojnë kreativitetin dhe sjellin qartësi në vendimmarrje.Retreat-et strategjike po bëhen pjesë e rëndësishme e strategjive të udhëheqësve me orientim zhvillimi, veçanërisht gjatë verës – një periudhë ideale për ndryshim ritmi dhe reflektim produktiv. Më shumë krijues dhe drejtues startup-esh po e njohin vlerën e këtyre takimeve si instrument për rifreskim vizioni.

5 benefitet e retreats me stafin:

1.  Rifreskimi mendor dhe qartësia në vendimmarrje
Larg zhurmës së përditshme dhe presionit të afateve, retreat-et krijojnë një hapësirë reflektimi që ndihmon themeluesit të marrin vendime të rëndësishme me më shumë qartësi dhe maturi.

2.  Forcimi i lidhjeve profesionale dhe rrjetit mbështetës
Retreat-et janë një mjedis ideal për të ndërtuar marrëdhënie të thella me bashkëthemelues, kolegë ose mentorë. Ato forcojnë besimin dhe hapin mundësi për bashkëpunime të reja.

3.  Zhbllokimi i kreativitetit dhe ideve të reja
Ndryshimi i ambientit dhe rutina e thyer ndihmojnë në çlirimin e mendjes, duke nxitur ide të reja dhe qasje më inovative ndaj problemeve ekzistuese.

4.  Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave me të ngjashmit
Në retreate shpesh ndodhin diskutime me njerëz që ndajnë sfida të ngjashme. Kjo shkëmbesë informacionesh dhe përvojash është e vlefshme për rritje personale dhe profesionale.

5.  Përshpejtimi i zhvillimit personal dhe profesional
Retreat-et krijojnë një mjedis të përqendruar për të punuar jo në biznes, por për biznesin, duke reflektuar mbi vizionin, qëllimet afatgjata dhe hapat konkretë për të shkuar më tej.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Një ide është e mirë vetëm nëse mund ta zbatosh.”
— Mark Cuban
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0