Sipas Amazon, ka mbi 100,000 libra të shkruara rreth shitjeve dhe natyrisht që është e pamundur të lexohen të gjitha. Për fat të mirë, unë kam kaluar 15 vitet e fundit duke intervistuar ekspertë të shitjes, shkencëtarë dhe neuroshkencëtarë që studiojnë shitjen. Tani do të ndaj thelbin e asaj që mësova.
Në shitje dhe marketing janë tre aftësi kryesorë që duhet t’i mësoni:
- Krijoni besim
Paratë dhe mallrat luajnë rol vetëm atëherë kur shitësi dhe blerësi i besojnë njëri-tjetrit. Besimi krijohet në tri mënyra: përmes teknologjisë (si Amazon), ligjërisht (përmes rregullave ligjore) ose personalisht (përmes raporteve dhe lidhjeve personale).
- Lidheni atë që po e shisni me dëshirat e klientit
Qeniet njerëzore dëshirojnë kënaqësi dhe kërkojnë të shmangin dhimbjen. Klientët do të shpenzojnë paratë e tyre për produktin tuaj sapo të binden se ekziston një gjasë e madhe që rezultati i bashkëpunimit me ju do të sjellë më shumë kënaqësi dhe më pak dhimbje për ta.
- Pyetni klientët që të marrin një vendim
Tani që ju keni hedhur themelet, “mbylleni marrëveshjen” duke thënë diçka që i lejon klientit të konfirmojë vendimin e tij për të bashkëpunuar me ju.
Nëse keni bërë një punë të jashtëzakonshme në 1) krijimin e besimit dhe 2) lidhjen e produktit tuaj me dëshirat e klientit, klienti mund të thotë: “E dua produktin tuaj!”. Madje, para se të përpiqeni ta mbyllni shitjen. Në këtë rast, pyetini ata nëse duan diçka tjetër përveç asaj që tashmë e kanë blerë.
Kryesorja: Ju gjithmonë duhet të bëni pyetje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto