Si të rrisni përqendrimin në 1 minutë - Business Magazine Albania

Si të rrisni përqendrimin në 1 minutë

Si të rrisni përqendrimin në 1 minutë

1 minutë – frymëmarrje e thellë

Pasi të keni qendruar për rreth 2 minuta në qetësi, për 60 sekondat e ardhshme përqendrohuni në frymëmarrjen tuaj dhe merrni frymë thellë nëpërmjet diafragmës. Do të zbuloni se vetëm veprimi që ju do të bëni për t’u përqendruar në frymëmarrjen tuaj do të ngadalësojë ritmin e të gjitha gjërave dhe pasi këto 60 sekonda të kenë kaluar do ta ndjeni veten vërtet më të clodhur si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

2 minuta – qetësi totale

Nëse ndodheni në tavolinën tuaj të punës, përpara kompjuterit, fikeni atë dhe së bashku me kompjuterin edhe të gjitha pajisjet e tjera elektronike që mund të keni aty afër dhe mundësisht vendosi edhe kufje kundër zhurmës. Qëndroni në qetësi me veten dhe përqendrohuni për rreth 2 minuta vetëm në qetësinë që ju rrethon. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të rrisni përqendrimin dhe mbi të gjitha të jeni sa më të qetë.

3 minuta – meditim

Nëse keni arritur në një stad të tillë ku të menduarit pozitiv e keni në një nivel të lartë, atëherë jeni gati për të filluar edhe me ushtrime meditimi. Vënia në përdorim e teknikave të meditimit është rruga më efikase për të pastruar dhe për të qartësuar mendjen tuaj nga të gjitha shpërqendrimet dhe të rigjeni qendrën tuaj të ekulibrit mendor. Ekzistojnë ushtrime nga më të ndryshmet sepse disa prej këtyre ushtrimeve mund të jenë efikase për disa njerëz dhe jo për disa të tjerë. E rëndësishme është që ju të arrini të praktikoni ato ushtrime meditimi që do t’ju ndihmojnë të përqendroheni në ato gjëra që doni dhe kanë vërtet rëndësi për ju.

4 minuta – mirënjohje

Vrulli i punës shpeshherë përfshin pjesën më të madhe prej nesh duke na bërë të harrojmë disa prej gjërave më të rëndësishme, siç është edhe shprehja e mirënjohjes. Ndaloni punën vetëm për 4 minuta dhe mendohuni nëse ia keni shprehur mirënjohjen tuaj njerëzve që ju rrethojnë dhe që gjithmonë ju kanë mbështetur në rrugëtimin tuaj. Tregohuni mirënjohës për shëndetin që gëzoni dhe për mundësitë që jeta ju ka ofruar. Një gjë e tillë mund t’ju vijë vërtet në ndihmë sepse ajo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e ushtrimeve të të menduarit pozitiv.

5 minuta – ushtrime fizike

Këshillohet që edhe për vetëm 5 minuta të dilni jashtë ambienteve të zyrës dhe të ecni. Kjo do t’ju ndihmojë që të shkëputeni nga puna me të cilën ishit duke u marrë. Kjo shkëputje do ta ndihmojë mendjen tuaj që të qetësohet dhe mbi të gjitha çlirimi i endorfinës si pasojë e ecjes, do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e humorit tuaj dhe do të ulë në maksimum nivelin e shkaktuar të stresit si pasojë e mbingarkesës në punë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0