Nga ndjenja te veprimi, tri lloje empatie që mund të përmirësojnë j... - Business Magazine Albania

Nga ndjenja te veprimi, tri lloje empatie që mund të përmirësojnë jetën tënde

Empatia është një nga aftësitë më të rëndësishme që njeriu zhvillon që në fëmijëri dhe që vazhdon të ndikojë fuqishëm në marrëdhëniet ndërpersonale dhe në jetën sociale. Që nga mosha tre vjeçare, njerëzit janë të aftë të ndiejnë emocionalisht atë që po kalon një person tjetër, dhe ky kapacitet për të ndarë apo kuptuar ndjenjat e dikujt tjetër është thelbësore për funksionimin shoqëror.

“Empatia është një parashikues i fuqishëm i sjelljeve pozitive që i shërbejnë individëve, shoqërisë dhe marrëdhënieve në përgjithësi,” shpjegon psikologia sociale Karina Schumann në një artikull për Shoqatën Amerikane të Psikologjisë. Ajo shton se empatia nxit sjellje si falja, ndihma dhe vullnetarizmi, ndërkohë që lidhet negativisht me dukuri si agresioni dhe bullizmi.

Lexo gjithshtu: Ed Sheeran u zhduk nga skena, por ja çfarë e riktheu më të fuqishëm se kurrë

Por empatia nuk kufizohet vetëm tek ndjenja e trishtimit kur dikush tjetër është i trishtuar. Ajo manifestohet në situata të përditshme, në debatet politike, në momentet e stresit në punë apo kur jemi në një radhë të gjatë në postë. Mund të na ndihmojë të jemi më bashkëpunues, të kemi marrëdhënie më të kënaqshme romantike dhe të zhvillojmë qëndrime më pozitive ndaj grupeve të margjinalizuara. Në një shkallë më të gjerë, mund të jetë edhe nxitës për ndryshim shoqëror.

Sociologia Sherry Turkle e quan empatinë “detyrë të demokracisë”. Ajo thekson se qëllimi nuk është të arrijmë të gjithë një mendim të përbashkët, por të dëgjojmë njëri-tjetrin dhe të jemi të gatshëm të ndajmë rrugën për të jetuar së bashku si pjesë e një komuniteti demokratik.

Tri lloje të ndryshme të empatisë

Psikologu Paul Ekman, i njohur për punën e tij mbi shprehjet e fytyrës dhe emocionet, identifikon tre forma kryesore të empatisë:

Empatia kognitive është aftësia për të kuptuar në mënyrë intelektuale ndjenjat e tjetrit. P.sh sheh dikë që i bien qeset me ushqime dhe e kupton se ndoshta ndjehet i turpëruar ose i irrituar.

Empatia emocionale, e njohur edhe si “empati afektive”, është përjetimi real i emocioneve të dikujt tjetër, jo vetëm që kupton turpin e personit, por edhe ti vetë e ndjen atë ndjesi.

Empatia e dhembshur, ose “shqetësimi empatik”, është kur jo vetëm që ndjen dhe kupton emocionet e tjetrit, por ndjen edhe dëshirën për të ndihmuar në zbutjen e atyre emocioneve. Në rastin e mëparshëm, do të thotë që jo vetëm ndjen keqardhje, por edhe i afrohesh t’i ndihmosh me qeset.

Njerëzit i zotërojnë këto tre lloje në nivele të ndryshme. Disa mund të jenë të fortë në kuptimin logjik të ndjenjave të tjetrit, por nuk i përjetojnë emocionalisht. Të tjerë mund të ndiejnë gjithçka që ndjen dikush tjetër, por nuk ndihen të motivuar për të ndërhyrë.

Lexo gjithashtu: Nga Ed Sheeran te Donald Trump, kush janë 100 njerëzit më me ndikim në botë për vitin 2025?

Si ta zhvillosh më shumë aftësinë për empati?

Empatia nuk është një cilësi e pandryshueshme, është një aftësi që mund të zhvillohet. Psikologët e përshkruajnë si një “muskul emocional” që mund të forcohet përmes disa praktikave:

Adopto një mentalitet rritjeje – Nëse beson se empatia mund të zhvillohet, atëherë je më i/e prirë të punosh për ta përmirësuar, veçanërisht në marrëdhënie me persona që janë ndryshe nga ti.

Dëgjo me vëmendje perspektiva të tjera – Dëgjimi aktiv, pa u fokusuar te mendimet apo emocionet e tua, ndihmon në ndërtimin e lidhjes me përvojat e tjetrit.

Rikujto emocione të ngjashme – Nëse dikush ndjen diçka që ty nuk të vjen natyrshëm, rikujto një situatë kur ti vetë je ndier njësoj, ndoshta në një kontekst tjetër.

Dysho mbi veten dhe bindjet e tua – Që të zhvillosh empati, duhet të jesh i/e hapur ndaj mundësisë që ndoshta nuk ke gjithmonë të drejtë. Vetëreflektimi ndihmon në ndërtimin e një qëndrimi më të dhembshur.

Komuniko qartë ndjenjat empatike – Mënyra si e shfaqim empatinë është po aq e rëndësishme sa ndjenja vetë. Dr. Helen Riess ka krijuar një qasje të quajtur EMPATHY, që fokusohet në: kontaktin me sy, shprehjen e fytyrës, qëndrimin e trupit, tonin e zërit, mënyrën e dëgjimit dhe reagimin e vetëdijshëm.

Lexo letërsi artistike – Studimet tregojnë se ata që lexojnë romane me histori emocionuese zhvillojnë empati më të lartë. Në thelb, sa më shumë të jesh “transportuar emocionalisht” nga një libër, aq më shumë ndjeshmëri ke ndërtuar.

Empatia është çelësi për një botë më të kuptueshme, më të drejtë dhe më të bashkuar. Në një kohë kur ndarjet sociale, politike dhe kulturore janë më të theksuara se kurrë, ndoshta aftësia më e vlefshme që mund të zhvillojmë është pikërisht kjo, të ndiejmë me tjetrin.

NICE NEWS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0