Si të përmirësojmë shëndetin mendor përmes medias sociale: Këshilla për një qasje më të shëndetshme online - Business Magazine Albania

Si të përmirësojmë shëndetin mendor përmes medias sociale: Këshilla për një qasje më të shëndetshme online

rrjete sociale

Në kohën kur raportet për ndikimin e mediave sociale në shëndetin mendor bëhen gjithnjë e më shqetësuese, është e rëndësishme të shikojmë sesi këto platforma mund të bëhen një vend më i sigurt dhe i shëndetshëm për përdoruesit. Ndërsa për shumë njerëz, leximi i lajmeve dhe përmbajtjeve online është një burim negativiteti dhe krahasimesh të dëmshme, është e mundur që kjo hapësirë të bëhet më e këndshme dhe frymëzuese.

Ndikimi i medias sociale në shëndetin mendor

Sipas Dr. Jason Nagata, profesor i asociuar i pediatrisë në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko, mediat sociale nuk janë në thelb as të mira, as të këqija. Ato mund të sjellin edukim dhe lidhje të reja, por gjithashtu mund të krijojnë ndjenja inferioriteti dhe izolimi. Duke krijuar një mjedis të përshtatshëm në internet, mund të ulen rreziqet e dëmshme dhe të përmirësohet eksperienca online, sipas Dr. Katherine Keyes nga Shkolla e Shëndetit Publik në Universitetin Columbia. Për të shmangur ndikimin negativ të mediave sociale, ja disa hapa që mund të ndihmojnë.

1. Përzgjedhja e përmbajtjeve pozitive

Nëse shpenzohet kohë për përmbajtje të caktuar, algoritmet e mediave sociale do t’ju dërgojnë më shumë prej saj. Pra, përqëndrohuni në përmbajtje që ju sjell gëzim, ose që ju frymëzon. Dr. Marie Yeh sugjeron që të jemi më të ndërgjegjshëm për atë që na ofrohet dhe të bëjmë zgjedhje të qëllimshme për atë që konsumojmë.

2. Të dish çfarë kërkon

Shumë shpesh, mund ta gjeni veten të zhytur në postime të panumërta pa një qëllim të qartë. Duke krijuar një ide të qartë të asaj që kërkohet, mund të shmangen përmbajtjet që të bëjnë të ndihesh i zbrazët. Sipas Dr. Anna Lembke nga Universiteti Stanford, mënyra se si përmbajtjet online ndikojnë në lirimin e dopaminës bën që të konsumohet më shumë nga ato përmbajtje që janë vetëm përkohësisht të kënaqshme, por jo domosdoshmërisht të shëndetshme.

3. Të shkëputesh nga krahasimet sociale

Përmbajtjet që nxisin krahasime, veçanërisht për pamjen fizike, mund të jenë të dëmshme për shëndetin mendor, sidomos për adoleshentët. Sipas Dr. Nagata, është e rëndësishme të shmangen përmbajtje që nxisin standarde të paarritshme bukurie, pasi kjo është e lidhur me rrezikun për një imazh të dobët të trupit dhe simptoma depresive. Kjo përfshin përmbajtjet e modës, ushtrimeve dhe dietave ekstreme.

Lexo edhe: Si të krijoni një mjedis pune pozitiv si drejtues

 

4. Ndryshimi i ndjekësve dhe përmbajtjeve të panevojshme

Pastrimi i llogarive dhe përmbajtjeve që mund të ndiqen mund të bëjë një ndryshim të madh. Dr. Patricia Cavazos-Rehg sugjeron të identifikohen dhe të ndiqen vetëm ato llogari që sjellin një ndjesi të mirë. Në vend të përfshirjes në debate të panevojshme, mund të zgjidhet një qasje më e shëndetshme dhe të largohen ato përmbajtje që nuk sjellin vlerë.

Angazhimi i ndërgjegjshëm dhe përzgjedhja e përmbajtjeve me ndikim pozitiv janë çelësi për të krijuar një përvojë më të shëndetshme dhe të kënaqshme të mediave sociale. Ky angazhim mund të ndihmojë të mbahet një distancë nga përmbajtjet që të bëjnë të ndihesh i pamjaftueshëm dhe të përfitohet më shumë nga përvoja online.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0